Rama: PS, do te perfundoje Durres-Kukes
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje nga qyteti i Kukesit, se do te jete partia qe ai drejton, qe do te perfundoje rrugen e shume deshiruar per shqiptaret, Durres-Kukes. I bindur ne fitoren e se majtes ne 28 Qershor, Rama u shpreh se kjo rruge me te cilen u abuzua aq shume nga qeveria ne pushtet, do te perfundohet nga Partia Socialiste. "Ju garantoj se do te jete PS, qe me mandatin e fituar pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, do te perfundoje rrugen Durres-Kukes", u premtoi Rama, banoreve te Kukesit. Sipas tij, kjo rruge nuk duhet konsideruar si rruga e politikes, por e kombit shqiptar. Duke prekur dhe vendimin e dhene nga Gjykata e Larte per pushimin e shqyrtimit te dosjes se hetimit per tenderin e rruges Durres-Kukes, Rama tha se PS nuk do pajtohet kurre me abuzimet. "Kurre nuk do te jemi kunder rruges Durres-Kukes, jemi kunder abuzimeve", cilesoi Rama pak metra larg vendit ku vijojne punimet ne kete rruge. Reagimi i krye socialistit erdhi menjehere pas vendimit te dhene nga gjykata per pushimin e hetimeve ndaj ish Ministrit te Transporteve, Lulezim Basha. Akti i gjykimit te dosjes per kete ceshtje nga Gjykata e Larte, u konsideruar teresisht i pa vlefshem. Duke u mbyllur keshtu hetimi per nje nga dosjet me te bujshme gjate ketyre viteve. Partia Socialiste ka akuzuar vazhdimisht se vlera e demit qe i eshte shkaktuar shtetit, si pasoje e keq menaxhimit te fondeve ne segmentin rrugor Rreshen-Kalimash, eshte jo pak por 232 milione euro.