E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu dhe i biri, vizite 4 ditore ne Kosove

Leka Zogu, i biri i ish-mbretit Zog i Pare, do te nise sot nje udhetim kater ditor ne Kosove. Sipas zyres se shtypit te familjes mbreterore shqiptare, paraditen e sotme Leka Zogu i shoqeruar edhe perfaqesues se larte te Partise Levizja e Legalitetit, do te jape nje konference per shtyp ne hotel "Grand" ne Prishtine. Me pas, ai i shoqeruar nga kryetari i PLL-se, Ekrem Spahia, do te beje nje vizite ne familjen Rugova dhe vendosje lulesh ne varrin e Ibrahim Rugoves. Ne Kosove, delegacioni me Leka Zogun e pare ne krye, do te shkoje dhe ne Prekaz te familja e Adem Jasharit. Ne Gllogjan te Decanit, do te kryhet vizite te familja Haradinaj, kurse te Varrezat e deshmoreve, do te vendoset kurore me lule te varri i Luan Haradinaj. Diten e hene, delegacioni do te takohet me presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Nje takim Leka Zogu dhe i biri, do te kete dhe me Ramush Haradinajn, kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Nderkohe, ne bashkine e Vitise, do te behet shpallja qytetar nderi e Leka Zogut ku ne nje ceremoni do t'i dorezohet titulli dhe celesi i qytetit nga Kryetari i Bashkise se Vitise, Nexhmedin Arfi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›