Qetesi e ndere ne Tunizi - nisin bisedimet per qeverine e perkohshme

Ne Tuniz kane filluar bisedimet per krijimin e qeverise se perkohshme edhe me pjesemarrjen e opozites
Pas rrezimit te Presidentit tunizian Zine El Abidine Ben Ali gjendja ne vend eshte e qete por ende e ndere. Ne Tuniz kane filluar bisedimet per krijimin e qeverise se perkohshme edhe me pjesemarrjen e opozites.
Nderkohe qe ne kryeqytetin gati te boshatisur te Tunizise Tuniz automatiket e vendosur ne Ministrine e Brendshme jane ende ne pozicion dhe tanket ne gatishmeri Presidenti i perkohshem tunizian Foued Mebazaa premtoi ndryshimin demokratik te vendit. Te gjithe tunizianet duhet te perfshihen pa asnje perjashtim ne procesin politik - tha Mebazaa pas betimit te tij te shtunen. Ai premtoi pluralizem demokraci dhe respektim te kushtetutes. Brenda 60 ditesh Presidenti Mebazaa duhet te zhvilloje zgjedhjet e parakohshme. Keshilli Kushtetues e zgjodhi Kryetarin e Parlamentit Mebazaa me pare si President te perkohshem pasi Presidenti Ben Ali pas javesh trazirash dhe viktima ne njerez u largua per ne Arabine Saudite.
Perpjekje per nje qeveri te unitetit kombetar
Per nje kohe te shkurter e mori detyren e Presidentit Kryeministri Mohamed Ghannouchi. Pas ardhjes ne detyren e Presidentit Mebazaa deklaroi se Kryeministri eshte i ngarkuar tanime me detyren e krijimit te qeverise se perkohshme. Ghannouchi nderkohe ka filluar te zhvilloje takime me perfaqesues te shume grupimeve te ndryshme politike ne vend per te krijuar nje qeveri te unitetit kombetar. Kjo u be e ditur nga Mustapha Ben Jaffar nga organizata Forumi Demokratik per Pune dhe Liri. Edhe gjate se dieles vazhdojne bisedimet per qeverine e re.
Nderkohe kryetari i partise me te madhe islamike te Tunizise i cili ndodhet ne emigracion ka bere te ditur nga Londra se do te kthehet ne vend. Rached Ghannouchi nga partia e ndaluar Ennahdha ne nje bisede telefonike me agjencine e lajmeve AFP u shpreh se partite politike duhet ta zevendesojne diktaturen me demokracine. Ai vete eshte i gatshem te marre pjese ne qeveri.
Nderkohe ne Tunizi eshte vendosur qetesia pas vendosjes se ndalimqarkullimit ne oret e mbremjes. Dyqanet jane te mbyllura kafenete jane bosh. Vetem forcat e sigurise patrullojne neper qytet. U njoftua edhe per viktimen e pare nga familja e Ben Alise.
Ne nje spital te Tunizit vdiq nipi i gruas se Ben Alise. Nje punonjes klinike beri te ditur se ai ishte plagosur te premten dhe nuk i mbijetoi goditjes.
Reagime nga fqinjet dhe Perendimi
Kryetari i shtetit libian Muamar Gaddafi shprehu keqardhjen per rrezimin e Ben Alise. Ne nje fjalim televiziv ai tha se Ben Ali eshte Presidenti i zgjedhur tunizian dhe nuk ka president me te mire se ai. Ne te njejten kohe ai i propozoi vendit fqinj modelin e tij te demokracise direkte.
Ndersa nga Perendimi vijne sinjale inkurajimi per Tunizine. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bere thirrje qe vendi te ndertoje tanime demokracine. Ajo i ofroi Tunizise ndihmen gjermane.
Gjermania dhe BE jane te gatshme te ndihmojne Tunizine ne kete fillim te ri - tha ajo. Te shtunen Merkel ne nje konference te Partise Kristiandemokrate CDU ne Mainc tha se eshte i pashmangshem respektimi i te drejtave te njeriut lirise se shtypit dhe garantimi i lirise se grumbullimit.
Ndersa qeveria franceze ka lene te kuptohet se nuk do tu ofroje strehim familjareve te Ben Alise. Me pare ishte bere e ditur se vajza e Ben Alise dhe nje nip i tij ndodheshin qe nga e enjtja ne Disney Land ne Paris. Nuk ka arsye qe ata te qendrojne ketu tha nje zedhenes i qeverise.
Gazeta franceze Le Monde e komentoi te dielen gjendjen ne Tunizi madje edhe me tone kritike ndaj qeverise se Parisit Regjimet si ai i Ben Alise shpesh kane nje fund te keq. Te verbrit me te medhenj jane ata qe nuk duan te shohin realitetin ne sy. Opozita ne Tunizi per vite me radhe duroi tortura goditje dhe brutalitete te tjera por ne Paris askush nuk degjonte. Ne emer te nje real-politike te pakuptueshme Parisi i bente leshime Ben Alise me pretekstin se ai mbron vendin nga islamistet.