E Shtunë, 31 Tetor 2026

A jane Kastriotet te Matit

17 janar 1476 dha shpirt ne moshen 62-vjecare pas 25 vjetesh lufte dhe betejash te ashpra Heroi yne Kombetar Skenderbeu. Ndonese dhe kjo date eshte kaluar jo me pak debate mes historianeve e studiuesve cfare akoma nuk ka marre pergjigje perfundimtare ne histori eshte origjina e Skenderbeut. Ne Standard rihapet ky debat duke u vendosur jo rralle kjo histori etnike ne trekendeshin Mat-Has-Diber. Me poshte botohet per here te pare nje shkrim i Dilaver Kurtit shkruar ne vitin 1976 si reagim kunder tezes se papritur per ate kohe te Kristo Frasherit qe i sillte Kastriotet me prejardhje nga Dibra

Ne mesin e viteve 70 ne gazeten Mesuesi eshte bere nje polemike lidhur me vendin nga dolen Kastriotet dhe ku lindi Skenderbeu. Shkak i ketij fillimi u be historiografi Kristo Frasheri i cili ne gazeten e siperme date 4 dhe 11 shtator 1974 ndryshe nga dy tezat e deriatehershme qe i binin Kastriotet nga Mati dhe Hasi solli nje burim te trete Dibren. Pas tij Kasem Bicoku Mesuesi 11 dhe 18 dhjetor 1974 rimbrojti tezen e Hasit. Kurse Aziz Ndreu ne mbeshtetje te K. Frasherit Mesuesi 14 janar 1976 solli te dhena nga toponimia e Dibres.

Historiografi i pare i Skenderbeut eshte humanisti shkodran Marin Barleti i cili ne vepren e tij monumentale 1508-1510 pervec te tjerave trajton dhe origjinen e Kastrioteve ku shkruan hellipNuk e quaj me vend qe fisi i Skenderbeut te mbetet krejt i panjohur por edhe nuk kam ndermend te pershkruaj gjithe vargun e te pareve te tij do te jem i kenaqur te prek vetem nje gje se kreret e fisit te Kastrioteve e kane rrjedhen nga Mati prej nje dere fisnikehellip Mirepo per habine e te gjitheve K. Frasheri pohon se Barleti me termin Aemathia nuk ka parasysh Matin e sotem por Maqedonine. Qe Barleti flet per Matin nuk ka as me te voglin dyshim. Kete e ka provuar tashme historiografia jone por megjithate po sjellim keto fakte

Barleti na thote se Petralba eshte nje qytet ne Mat se Stelushi eshte gjithashtu nje qytet po ne Mat se Skenderbeu beri shume ndertime e rindertime sidomos ne Mat se Pjeter Perlati ishte nga Mati se Vojsaves dhe Mamices iu caktua nje toke ne Mat se Vrana Kontin e beri Duke te Matit. Dhe per te gjitha keto ai perdor te njejtin term Aemathia.

Nje dokument tjeter i pavarur bashkekohes i Skenderbeut eshte doreshkrimi i Pal Engjellit i cili la te shkruar ne Trinine e Matit me 8 nentor 1462 Formulen e Pagezimit dokumentin e pare te gjuhes shqipe N. Jorga Notes ext pouers serv. Alhist. XV Bucarest f. 195. Ne kete dokument permendet Sancte Trinitatis de Emathia dhe Andrea apiscopus Lissing. Raste te tilla do te rreshtonim edhe me por mjaftojne. Per te perligjur kete K. Frasheri shton se Barleti kur permend Krujen thote se gjendet ne fushat e Matit gje qe sipas tij nuk eshte e vertete. Edhe kjo e dhene e Barletit per kohen qendron. Mati ishte treva nga dolen Kastriotet kurse Kruja e Dibra u aneksuan me vone. Pikerisht duke qene Kastriotet zoter e sundues te Matit edhe aneksimet e tyre i lidheshin kesaj krahine. Madje historikisht per ate kohe vetem Mati e Dibra njiheshin si krahina kurse Shkodra Lezha e Kruja qytete me hinterlandet e tyre. Lumi i Matit kalonte neper fushat e Krujes e te Lezhes prandaj quheshin fushat e Matit gje qe do te vazhdojne te emertohen dhe ne burimet e mevonshme e deri ne ditet tona.

Ku qendron vertetesia e Barletit Ai thote shprehimisht hellipNuk kam ndermend te pershkruaj gjithe vargun e te pareve te tijhellip gje qe perderisa thote keshtu kur ai dinte te gjithe te paret nuk kishte si te mos dinte origjinen e tyre dhe ne mos ai familja e Kastrioteve nga e mori te dhenen. Por ai nuk e ben kete se nuk ka ndermend te merret me paraardhesit e tij sikunder e thote vete por me historine e popullit tone me ne krye Skenderbeun. Ne anen tjeter dihet se Barleti e shkruan vepren me shtytjen e Pjeter Engjellit keshilltar ushtarak i Skenderbeut dhe ia kushton nipit te Skenderbeut i cili jetonte ne ate kohe ne Napoli. Mos valle i nipi nuk dinte nga ishte gjyshi Skenderbeu dhe familja e tij A do ti lejonte vetes nje gje te tille i nipi dhe Barleti qe ti vendosnin trojet e tyre atje ku nuk i kishin pasur Barleti eshte shume i informuar ne kete pike saqe tek Rrethimi i Shkodres 1504 na thote se Kastriotet sunduan plot njeqind vjet ne Mat dhe Shqiperi. Dhe ky realitet perkon me permendjen e kastriotasit te pare me 1368 dhe vdekjen e Skenderbeut me 1468. I vetmi gabim i Barletit eshte se ai nuk shenon ne Mat fshatin nga dolen Kastriotet. Por kjo hollesi ishte e tepert dhe nuk i shkonte per shtat fames se tyre pasi ajo i kishte kaluar jo vetem caqet e krahines por vendin dhe jashte.

Pikerisht nga kjo mungese e Barletit ne kerkim te ketij fshati studiuesit kane sjelle interpretime jo te sakta. Gabimi i pare qendron ne ate se ata kerkojne te gjejne detyrimisht nje fshat ose keshtjelle me emrin Kastri apo Kastriot per te lidhur origjinen e tyre me te dhe meqenese ne Mat mungon dhe as mund te ekzistonte kane dale jashte treves se tij. Pse u dashka ky vend qe ne asnje burim ose te dhene nuk thuhet se Kastriotet kane dale nga nje vend i tille. Prandaj nuk ka pse te ngrihen hipoteza dhe legjenda te paqena rreth origjines se tyre deri sa burimet me te lashta i njohin me origjine nga Mati.

Pas Barletit jane dy autore te tjere shqiptare te shekullit XVI qe i sjellin Kastriotet me origjine po prej Mati. Madje Andrea Engjelli 1553 ploteson edhe gjenealogjine e tyre Du Cange Historia Byzantina Venetia 1728 f. 348. sipas radhes se shtrirjes se sundimit nga Mati. Keshtu e nis rrjedhen me Konstandin Kastriotin te cilin e quan zot e princ te Matit dhe Kastrit. Ky i fundit per ne eshte Stelushi qe pranohet si seli e Kastrioteve deri ne pushtimin e Krujes por ka mundesi te jete ndoshta Kastri i Mirdites qe e shenon Gegaj. Dhe pastaj shton Gjergj Kastriotin gjyshin e Skenderbeut ku zoterimeve te siperme u shtohet dhe Ujmishti Lura te dashura per familjen e Kastrioteve dhe per shtate breza me radhe nje brez po dhe nje jo perseriten nga tri here ashtu si dhe emri Gjon. Po kete do te ndjeke nje autor tjeter shqiptar Dhimiter Frangu 1584 dhe ne kuadrin e tyre autori francez Lavardin 1576 etj.

Mirepo si Barleti ashtu dhe Engjelli e Frangu nuk jane marre ne konsiderate dhe per cudi pa asnje argument bindes disa studiues jane mbeshtetur tek autoret e huaj te shekullit XVII e mbrapa.

Baze e kesaj nisme eshte konsideruar kronisti raguzian P. Lukari 1605 me te cilin nis vazhda e lajthitjeve per Kastriotet. Sipas nesh ku autor mundohet te plotesoje Barletin Engjellin Frangun dhe ne mos te tre njerin qe duhet ti kete pasur parasysh. Ne kerkim te nje Kastri qe mungon te keta duke mos e njohur emrin Kastri ne Has qe ne fakt nuk ekziston per kohen e Kastrioteve. Edhe etimologjikisht sikunder eshte provuar nga trajta Kastrati nuk mund te rrjedhe Kastrioti. Nga ana tjeter Kastriotet nuk e kishin shtrire sundimin e tyre deri atje sepse ato vende ishin nen Dukagjinet. Lukari mund te merrej i sakte po te shenonte burimin nga e mori te dhenen por perderisa ajo mungon i duhet besuar me teper Barletit si vendas dhe bashkekohes i Kastrioteve sesa ketij pas dy shekujsh.

I ketij burimi eshte dhe dokumenti i botuar nga E. Fermenxhin 1892 gjetur ne nje manastir franceskan te Bosnjes. Ndryshe nga Lukari qe fshatin e shenon Kastrat ai e jep Kastriot por e vendos ne Has afer lumit Drin. Dokumenti i Fermenxhinit sikunder dihet eshte lista e nje kleriku i cili shenon familjet fisnike e mbreterore boshnjake e midis tyre dhe disa shqiptare. Dokumenti nuk ka date dhe duke qene autentik me Lukarin eshte rikopjim i kronikes ose i pasuesve te tij duke saktesuar vendin nga Kastri ne Kastriot.

Duke e quajtur te rrezuar tezen e Hasit K. Frasheri nuk perfill origjinen matjane te Kastrioteve dhe e rihap problemin me nje teze te trete duke e lidhur prejardhjen e tyre me Kastriotin ne Diber mbeshtetur te Gjon Muzaka 1510 dhe toponimia.

Dihet se Muzaka ne memoriet e tij u le kujtim pasardhesve historine e familjes se tyre ku midis te tjerave flet edhe per Skenderbeun. Aty ai shenon se gjyshi i Skenderbeut quhej Pal dhe zoteronte fshatrat Sine e Gardh ne Diber. Pike se pari e dhena e Muzakes nuk eshte dokument dhe as histori por kujtime te nje personi te cilit per aq sa di nuk mund ti vihet faj nese gabon. Skenderbeun e trajton me percmim ne sy te pasardhesve sepse ne rrugen e centralizimit te pushtetit feudal Skenderbeu aneksoi edhe nje pjese te pronave te Muzakajve. Eumlshte ky shkaku qe e zvogelon rendesine e origjines se tyre.

Problemi me i rendesishem nuk qendron ketu por ne faktin se Muzaka na thote se Pali ishte zot i ketyre dy fshatrave dhe jo nga keto fshatra. Pra puna ndryshon sepse eshte tjeter te jesh sundues apo zot i nje vendi dhe tjeter te kesh dale nga ai vend. Dhe kjo bie poshte nga fakti se Pali nuk mund te ishte nga dy fshatra njeheresh edhe nga Sina edhe nga Gardhi. Prandaj kjo nuk ka lidhje me fillimet e Kastrioteve dhe as me origjinen e tyre por me kohen e rritjes se familjes se Kastrioteve dhe copetimin e saj. Ne anen tjeter asgjekund nuk eshte provuar se Pali ishte gjyshi i Skenderbeut. Me teper ne kete pike i duhet besuar Engjellit i cili shenon Gjergjin sepse dy paraardhesit e tij Pal e Pjeter Engjelli qene keshilltare te Skenderbeut njeri ne fushen diplomatike tjetri ushtarake nga ka mundesi ti kete trasheguar te dhenat pasardhesi i tyre Andrea Engjelli.

Ne kohen e Gjon Kastriotit familja e tij jo vetem ishte fuqizuar por edhe zmadhuar ne pikepamje numerike. Ky fakt gjen deshmine te goja e vete Gjon Kastriotit i cili ne aktin e dhurimit te Manastirit te Hilandrit thote hellipKusherinjte e mi... Burime II 1962 dok. 153. Ketu eshte fjala ne shumes dhe nuk behet fjale per nje kusheri por shume te cilet kuptohet zoteronin dhe administronin pronat e kesaj familjeje. Pikerisht me kete ka te ngjare se lidhet Pali i Muzakes si zot i Sines dhe Gardhit qe me sa duket edhe pas vdekjes se Skenderbeut ngelen po aty pasi me 1467 defteri turk shenon nje fshatar me emrin Dhimiter Kastrioti ne Sine te Poshtme dhe me 1602 do te shohim qe Zef Kastrioti se bashku me tre krere te tjere perfaqeson Dibren ne Kuvendin e Dukagjinit te Matit M. Ugolin Pagine di Storia Veneta ai tempi di Scanderbeg Studi Albanesi 1933-1934 f. 21-25.

Lind pyetja A ka pasur ne mikrokrahinen e Cidhnes se Dibres fshat me emrin Kastriot me te cilin K. Frasheri lidh prejardhjen e Kastrioteve Ashtu sikunder ka provuar K. Bicoku nje fshat i tille nuk ekzistonte ne te kaluaren. Por pervec defterit te 1467-s qe nuk jep asgje shenojme se ai nuk permendet as ne relacionet e Mark Skures te 1641-1644 Relacione II Tirane 1965 dok. 36 63 ne te cilat permenden fshatrat e diocezit te Lisit ne Mat nga varen kishat e Matit Mirdites dhe Kater Grykeve Lures Muhurrit Gurres Luznise Cidhnes Sines Arrnit mikrokrahina ne Diber e deri ne Ujmisht dhe Surroi te Lumes. Dega e Kastrioteve te Sines me sa duket i shtoi pronat dhe pertej Drinit ne Fushen e Thate midis fshatrave Bllice Kukaj Suhadoll Brest Kander dhe Kishavec toke e cila fale pronesise se tyre u quajt Fusha e Kastrioteve por duke ruajtur edhe emertimin natyror Fusha e Thate nga perberja gjeologjike si tarrace buze Drinit dhe afluentit te Bllices dhe jo Has i Thate.

Kastrioti i sotem dikur kishte tre emertime qe ruhen deri ne ditet tona Fusha e Thate Suhadoll qe kane te njejtin kuptim dhe Fusha e Kastriotit ose Kastrioteve. Historiku i saj duhet lidhur me degen e Kastrioteve te Matit te vendosur ne Sine e Gardh fshatra ne mikrokrahinen e Cidhnes dhe rrjedhen e majte te Drinit. Fusha e Kastrioteve gjendej ne rrjedhen e djathte dhe nuk ka pasur as ka familje te lidhur me emertimin e Kastrioteve. Ne mbeshtetje te ketij fakti eshte jo vetem rrjedha historike por dhe realiteti qe disa nga ato fshatra jane te populluar me banore te shperngulur nga Mati.

Duke mos pasur ne kete treve ku sot eshte Kastrioti as familje as lagje dhe as fshat me emrin Kastriot nuk ka asnje baze te lidhet origjina e Kastrioteve me kete vend. Ne kete shekull kjo fushe inproduktive u caktua si qender e fshatrave perreth ne fillim si komune e me vone lokalitet dhe qender kooperative ku gradualisht nga Fusha e Kastrioteve u mbiquajt thjeshte Kastriot duke u ligjeruar me vone edhe si fshat me kete emer. Prandaj edhe toponimia e legjendat e kesaj mikrokrahine te pasuruara e veshura nder shekuj lidhen me kete dukuri dhe jo me origjinen dhe fillimet e Kastrioteve.

Prove ne mbeshtetje te tezes se origjines nga Mati te Kastrioteve eshte defteri i vitit 1467 i cili shenon Mark Kastriotin jamak ne fshatin Shtjefen te Matit. Ne kete dokument ndryshe nga Dhimiter Kastrioti i Sines qe eshte fshatar Marku i Shtjefnit te Matit eshte jamak dmth fisnik. Kjo perkon me Barletin i cili shprhimisht tregon hellipKreret e fisit te Kastrioteve e kane rrjedhen nga Matihellip Pra midis familjes se madhe te tyre e cila tashme ishte copetuar burimi i saj ishte nga Mati. Dhe me tej vazhdon hellipPrej nje dere fisnikehellip gje qe gjen vertetesi ne fisnikerine e Mark Kastriotit te Shtjefnit i cili ka lene gjurme ne Shtjefen. Keshtu edhe sot e kesaj dite nje varreze e vecante quhet Vorret e Markajve. Disa familje me ze te vendosur ne mikrokrahinen e Cidhnes e lidhin origjinen e tyre me kete dere.

Fshati Shtjefen gjendet ne mikrokrahinen e Prellit te Matit ku gojedhena dhe toponimia qe lidhet me Kastriotet eshte aq e madhe sa do te duhej nje volum ti permblidhje. Por ne po shenojme disa Te dhenat burimore bibliografike toponimike e gojedhenore shenojne nje katerkendesh te vertetuar ne hapesire dhe kohe midis defterit 1467 Barletit toponimise e gojedhenes se mbledhur gjate shekullit XIX-XX para botimit te historise se Skenderbeut nga nje varg studiuesish si Ippen Hahn Barbarik Sirdan Noli etj. Keshtu te gjithe keta studiues njezeri pranojne se ne Shtjefen te Matit eshte nje fis me emrin Kastriot te cilet e mbajne veten te nje gjaku me Skenderbeun paralelizem qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter. Edhe sot e kesaj dite nje lagje e ketij fshati quhet Kastriot. Ky fis e lidh veten e tij jo vetem me Skenderbeun por dhe me keshtjellen e Stelushit qe gjendet aty prane dhe eshte konsideruar nje nder kalate me te rendesishme dhe kryeqendra e Kastrioteve deri ne pushtimin e Krujes. Perkundrejt varrezes ne krye te fshatit jane Trojet e Vjetra qe lidhen me Kastriotet ku ka rrenoja e mure. Me poshte eshte nje pus qe quhet Bunari i Skenderbeut dhe Ara Skenderbe. Perroi aty prane se bashku me nje are quhet Masrek. Gojedhena pohon se e ema e Skenderbeut Vojsava eshte varrosur te kisha. Kurse nje varr i shenjte quhet Vorri i Gjokes qe me sa duket ka lidhje me Gjoken e Shlliut qe sipas gojedhenes ishte arketari i Skenderbeut. Ne popull ekziston shprehja Shqefanjake e barbullegravej turku mrena asnja se len duke e lidhur domethenien e saj se keto ishin te nje gjaku me Skenderbeun prandaj turku nuk i le brenda.

Duvaku i nuses se Prellit ishte i stolisur ne balle me nje shqiponje dykrenare simbol qe ruhet dhe te guna fshatare dhe ne dekoracionet e kullave ku madje ne disa te mocme shqiponja shoqerohet me yllin me gjashte cepa duke perkuar ne menyre te plote me stemen e Kastrioteve. Gojedhena pohon Kastriotet e Shtjefnit i njifte Stamolli ishin dere me za gjak i idhet e shpigrave zakoni. Po raje ne dore te tyne nuk te pritshin te prine perpara te cilshin po si gave nuk te gitshin.

Ne Lis ne kufi me Shtjefnin ishte peshkopata e Lisit. Mbi Shtjefen te Trinia me 1462 pra ne kohen e Skenderbeut u shkrua dokumenti i pare i gjuhes shqipe. Po afer kesaj eshte Stelushi prane te cilit kalonte rruga tradicionale nga Shufadaja per ne Diber e Kosove e cila kontrollohej nga Kastriotet. Kalaja e dyte me ze ne Mat e Kastrioteve eshte Petralba e cila sipas Barletit ishte ndeja e Skenderbeut ku ai la gruan pas marteses se tij.

Po tu shtojme ketyre kujdesin e vecante qe pati Skenderbeu per Matin si vendin e prejardhjes se tij kuadri del edhe me i qarte. Barleti dhe burimet na informojne se ai ne Mat beri shume ndertime e rindertime. Ne Stelush caktoi te nipin Hamzane si komandant. Ne Petralbe rrinte vete. Mamica ne Petrele Pjeter Perlatin nga Mati e caktoi komandant te Sfetigradit Vrana Kontin qe me sa duket ishte nga Vranajt e Macukullit komandant te Krujes dhe me vone kryepar te Matit.

Edhe te dhenat e mevonshme si nje treve nga dolen Kastriotet lidhen me kete truall. Keshtu i biri i Skenderbeut Gjoni me 1481 ne perpjekje per te fituar principaten aterore synon Stelushin si seli te tyre. Kujtimi i tyre mbetet ketu saqe ne emer te Kastrioteve me 1594 ne Lis mblidhet kuvendi i pare shqiptar per lufte kunder turqve qe pasohet me 1601-1602 nga me i madhi kuvend shqiptar i mbledhur ne Dukagjin po te Matit afer Shtjefnit ku moren pjese delegate nga 15 krahina te Shqiperise. Te gjitha ketyre po u shtojme nje paralelizem qe lidhet me emrin e Kastrioteve. Edhe sot e kesaj dite ne fshatin German te Matit gjendet nje familje e madhe e copetuar qe mban emrin e nje burimi me te Kastrioteve dhe quhen Barioti Bariotet Barioteve. Te gjitha keto te dhena perputhen ne menyre bindese dhe hedhin drite mbi te verteten e Barletit per origjinen matjane te Kastrioteve duke e plotesuar dhe lidhur prejardhjen e tyre me fshatin Shtjefen te Matit afer Stelushit.

Nga kjo bie vetvetiu cdo hipoteze per lindjen e Skenderbeut jashte Matit. Kuptohet qe duke qene djale i Gjon Kastriotit i cili e kishte fuqizuar principaten edhe ne Mat pervec Stelushit si seli kishte dhe Petralben e ndoshta dhe keshtjella te tjera dhe lindja e tij duhet kerkuar ketu.

Lidhur me lindjen e Skenderbeut ne Mat ekzistojne kater legjenda qe lidhen me Stelushin Petralben Komsine dhe Kishen e Dukes ne Rripe. Pra ashtu si figura e tij qe eshte bere legjendare edhe lindja e tij mbetet legjende. Por me shume ka te ngjare qe ai te kete lindur ne Stelush ku Kastriotet paten seline sidomos i ati Gjoni. Megjithese gojedhena per Petralben thekson Skanderbegju ka legrave ne kalane tone kur e agravema ishte gjeshtagravere d.m.th. kishte dale per verim. Sidoqofte ne nje nocion me te gjere duhet pranuar se ai lindi ne Mat dhe i perket epokes se tij popullit shqiptar nga doli dhe i sherbeu me heroizem.

Burrel 10 shkurt 1976.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›