Qetësia e detit dhe udhëtimi i lumtur , Koncert simfonik me tinguj nga Mendelson

Orkestra Simfonike e RTSH nis sezonin artistik me vepra të kompozitorit gjerman
Orkestra Simfonike e RTSH nis sezonin e saj artistik me tingujt e kompozitorit të njohur gjerman Mendelson. Në datën 21 shkurt do të zhvillohet koncerti i parë për këtë sezon artistik, i cilido të sjellë për publikun pjesë nga veprat më të mira të kompozitorit të njohur gjerman. Programi do të fillojë me uverturën Qetësia e detit dhe udhëtimi i lumturmbi një poezi të Gëtes. Më pas do të vazhdohet me koncertin më të njohur dhe të luajtur në literaturës violinistike në koncertin për violinë të Mendelsonit në mi minor, ku do të interpretojë violinisti Andreas Reiner dhe në fund do të jetë simfonia numër 4 italiane e po këtij kompozitori. Kështu mbyllet dhe ky koncert në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen këtë muaj për nder Mendelsonit. Kompozitori gjerman i quajtur dhe si Moxarti i shekullit të 19, la një krijimtari të pasur ku zënë vend uverturat, koncertet për piano,oratorët në të cilat u ndikua nga krijimtaria e Hendelit dhe Bach. Më të spikaturat e krijimtarisë së tij janë oratorët Paul, Elias, ballada për kor dhe orkestër, simfonitë italiane dhe skoceze, koncerte për violinë etj. Mendelson i përket kompozitorëve më të shquar gjermanë. Meloditë e tij janë gjithmonë të bukura dhe të përkryera, përpunimi në faktura nuk të lënë të dëshirosh diçka më të mirë. Krijimtaria e tij i përket muzikës romantike. Rëndësia e tij si dirigjent është në propagandimin e krijimtarisë së kompozitorëve të mëdhenj. Ai është i pari që prezantoi tek publiku gjerman simfoninë në do maxhor të Shubertit dhe i pari pas një kohe të gjatë që filloi të interpretoi në Gjermani Bach dhe Hendel. I ftuar të dirigjojë Orkestrën Simfonike të RTSH është dirigjenti i njohur David de Villiers, i cili është i njohur për karrierën e tij në fushën e muzikës. Ai ka drejtuar shumë orkestra të ndryshme simfonike si në Gjermani, Zvicër, Slloveni,Kroaci , Itali, Kore, Afrikë të Jugut etj. Ai vjen për herë të dytë në Tiranë për të drejtuar orkestrën e RTSH, pasi më parë ai ka ardhur në shtator të viti 2007. Violinisti Andreas Reiner është gjithashtu i njohur në karrierën e tij muzikore. I lindur në Vjenë dhe i rritur në Eisenstadt, në qytetin e Joseph Haydn, ka marrë formimin e tij në violinë tek Werner Ehrenhofer, Edith Steinbauer dhe Itzhak Perlman. Talenti i tij u shfaq që në moshë të vogël e si rrjedhojë ai do të luante koncertin e tij të parë solistik në moshën 7 vjeçare. Që nga ajo kohë ai ka luajtur në pothuajse të gjitha vendet evropiane, në Amerikën e Veriut dhe të Jugut si dhe në Japoni. Shumë recitale dhe koncerte të muzikës së dhomës ai i ka luajtur me Christian Zacharias, Roger Vignoles, Aci Bertoncelj, Murray Perrahia dhe Gerhard Oppitz. Ai gjithashtu ka qenë në shumë koncerte si solist së bashku me Heinrich Schiff në koncertin për violinë dhe violonçel të Johannes Brahms. Pas një kohe të shkurtër si koncertmaester i Orkestrës Filarmonike të Mynihut nën drejtimin e Sergiu Celibidache. Në vitin 2008 Andreas Reiner ka marrë çmimin më të rëndësishëm të muzikës klasike në Gjermani, çmimin ECHO. Andreas Reiner është profesor i muzikës së dhomën në shkollën e lartë të muzikës Folkëang në Essen dhe luan në violinën e famshme King Max-Joseph.
***************************************
Mendelson Moxarti i shekullit të 19-të
Bartoldi ((Feliks Mendelson Bartold), konsiderohej si Moxarti i shekullit të 19-të. Ai lindi në Hamburg më 3 shkurt 1809. I frymëzuar prej influencës së letërsisë, pikturës, muzikës dhe filozofisë Bartoldi më me insistim se çdo intelektual tjetër i kohës u vu në kërkim të gjetjes së rrugëdaljes nga dilema e artit të romantizmit. Duke drejtuar rivënien në skenë "Pasioni i Johanesit" të J.S. Bachut në Berlin në vitin 1829 Bartoldi themeloi edhe renesansën e shekullit të 19-të. Si drejtues i orkestrës së Lajpcigut ai e shndërroi qytetin në një qendër të rëndësishme të kulturës evropiane. Aktivitetin e tij Bartoldi zgjeroi edhe në shumë qytete kryesore të Evropës si në Londër e Paris dhe në një sërë qytetesh të mëdha në Gjermani: në Berlin, Lajpcig, Frankfurt. Në vitin 1843 në Lajpcig ai ishte bashkëthemeluesi i konservatorit të parë të muzikës në Gjermani. Në të njëjtin vit ai u vlerësua edhe si qytetar nderi i Lajpcigut. Në vitin 1844 Bartoldi drejtoi gjashtë koncerte simfonike në Londër dhe ekzekutoi premierën e veprës së tij "Ëndrra e një nate vere". Krijimtaria muzikore e Feliks Mendelson Bartoldit i përfshin të gjitha zhanret e muzikës fetare dhe asaj instrumentale e popullore të kohës. Ai ka kompozuar Simfoni, pjesë për piano, këngë, muzikë korale, kantata. Feliks Mendelson Bartoldi ndërroi jetë në Lajpcig më 4 nëntor 1847.
Email This Klikime: 5