Berisha akuzon Bankën Botërore si të lidhur me mafien e ndërtimit
Kryeministri: Edi Rama bashkëpronar me 40 përqind në Jalë
Duket se zhurma e opozitës për projektin e bregdetit të Jugut përfundoi në një flluskë sapuni, ku akuzat e saj janë përgënjeshtruar nga vetë Banka Botërore. Mesa duket loja mediatike e Edi Ramës dhe grupeve të tij të interesit përfundoi me një fund pa lavdi pas deklaratave të Bankës Botërore mbi përgjegjësitë reale të saj mbi projektin e bregdetit të Jugut.
Deklarata e djeshme e Bankës Botërore duket se vë në vështirësi opozitën shqiptare e cila më shumë duket se është kthyer në zëdhënëse të bizneseve të Edi Ramës se përfaqësuese e interesave të shqiptarëve apo elektoratit socialist. Menjëherë pas deklaratës së Bankës Botërore ka reaguar menjëherë dhe kryeministri vendit i cili ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar kreun e opozitës Edi Rama si njeri të lidhur me mafian e ndërtimit. Ditën e djeshme kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp ka akuzuar Inspection Panel të Bankës botërore si pjesë e mafies së betonizimit të Bregdetit të Jugut. Sipas Berishës, raporti i BB-së thotë se Inspection Panel nuk ka pasur dhe nuk ka mandat tjetër përveç hetimit të veprimtarisë së Bankës. Por, çfarë ka ndodhur me Inspection Panel? Ka ndodhur korruptimi i tij në pjesën për Shqipërinë. Kryeministri Berisha akuzoi socialistët për fshatrat turistikë të cilët i kanë bërë sipas interesave të tyre mafioze, duke sqaruar se qeveria e tij i ka prishur planet e tyre, duke akuzuar edhe ish zëvendësministrin e ndërtimit Artan Lamen. Qeveria ime, Edil Edilit, që kishte shpallur Jalën si fshat të vetin turistik dhe Edil Veqilit që kishte shpallur Ksamilin si fshatin e vet turistik, etj, u tha; Jo! Këto gjëra i keni bërë me Artan Lamen dhe me Partinë Socialiste. Ne nuk njohim njolla. Këtë e bëjmë për të bërë një projekt plan të paqortueshëm. Të gjitha njollat janë atribut i autoriteve vendore, ka thënë kryeministri Berisha. Sipas Berishës, Inspection Panel shkroi sikur këto njolla i kishte vendosur qeveria ime, në një kohë kur këto njolla ishte pikërisht qeveria ime që i hoqi. Pra, ishte një koluzion i mafies së betonimit të zonës së Bregut me anëtarë të Inspection Panel. Ndërkoë që kryeministri Berisha ka kërkuar nga BB që të hetojë Panel Inspection si të mpleksur me bosët e betonit të bregut. Është jashtëzakonisht e rëndë, është e turpshme, kur mafiet e gjalla përdorin mediat për të intoksikuar hapësirën mediatike. Shikoni se si shkon përdorimi mercenar i medias, ka thënë Berisha. Gjithashtu në lumin e tij të akuzave kryeministri Berisha ka akuzuar edhe kreun e opozitës edi rama si një nga skenaristët e akuzave por edhe bashkëpronar në fashatin turistik në Jalë.A e dini ju se Edi Rama, ka pasur së bashku me Edilin, Jalën? E kanë pasur së bashku dhe Edi Rama ka qenë aksioner me mbi 40 përqind në Jalë. Nëse nuk do ta kishte, ai nuk do të frynte të gjitha mediat dhe do ta linte Edilin të vetmuar. Apo ai tjetri në rastin kur humbi Ksamilin ka sqaruar Berisha. Sipas Berishës, qeveria është e vendosur që të bëjë transparencën e veprimeve. Ne hoqëm njollat dhe ua kemi lënë këtë autoriteteve vendore. Nëse ka një projekt - plan të bërë në historinë e këtij vendi në mënyrën më transparente, është ky i bregdetit të jugut. Ndërkohë që ai deshi të thërriste madje mitingun e Jalës, sepse humbi fshatin. Ndaj duhet të jemi shumë transparent në këtë drejtim, ka thënë Berisha në mbyllje të akuzave në drejtim të Edi Ramës. Ndërkohë që përsa i përket prishjes së banesave, Berisha ka thënë se kjo është përgjegjësi e Bankës Botërore. Banka në projekt ka parashikuar, filmimet, anonçimet e filmimeve, ka parashikuar prishjet e ndërtimeve të paligjshme, por kjo bankë nuk ka parashikuar shpërblimet. Por kjo është çështje e bankës dhe nuk është çështje e qeverisë shqiptare. Projektin nuk e ka hartuar qeveria shqiptare, parimet e projektit i ka përzgjedhur banka, ndaj edhe raporti i BB-së e konsideron shokuese këtë çështje, sepse bie ndesh me disa parime të tjera që i di vet banka ato, ka thënë Berisha. Sipas Berishës nuk është normale të operohet me dopiostandarde, ku për projektet e Tiranës prishen shtëpitë dhe për projektet e Jalës nuk prishen shtëpitë. Kryeministri Berisha tha se, kemi zbatuar me përpikmëri dhe me transparencë të plotë projektin. Nëse Edi Ramës i dogji në kallo sepse i iku Jala, apo se edhe atij tjetrit i iku Ksamili, ky sështë problemi ynë. Qëllimi ynë ishte një projekt transparent.
Email This Klikime: 50