Qeveri-PS, përplasje për abuzimet në ambasadën në Athinë
Pozita dhe Ministria e Punëve të Jashtme u përfshinë dje në polemika sa i takon korrupsionit të pretenduar në konsullatat tona jashtë vendit. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, hodhi akuza të rënda për vjedhje disa milionë eurosh të sekserëve dhe njerëzve të emëruar sipas tij nga ministri Lulzim Basha. Ai iu referua dokumentacionit zyrtar të raportuar nga konsullata jonë në Athinë, për të ardhurat e përgjithshme në katër vitet e fundit. "Për vitin 2005, konsullata jonë në Athinë ka raportuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme 4 milionë e 50 mijë euro. Për vitin 2006, po kjo konsullatë ka raportuar 2.590.000 euro", tha ai. Në vlerësimin e Ballës, vetëm në vitin e parë, kur në këtë konsullatë u vendosën familjarët dhe militantët e Partisë Demokratike, në llogaritë e konsullatës shqiptare në Athinë u zhdukën rreth 1.5 milionë euro. Për vitin 2007, sqaroi ai, konsullata në Athinë për gjashtëmujorin e parë ka raportuar 800 mijë euro, në fund të vitit 1 milion euro. "Edhe sikur të pretendohet se janë hequr një pjesë e legalizimeve në pjesën e dytë të vitit 2007, përsëri në llogarinë e kësaj konsullate mungojnë të paktën 1 milion euro", theksoi Balla. Për vitin 2008, vijoi ai, konsullata ka raportuar vetëm 851.000 euro.
Pra, nga 4 milionë euro në vitin 2005, në vitin 2008 mungojnë 3.2 milionë euro. "Nuk ka asnjë dyshim se të gjitha këto para që shkojnë në disa milionë euro, janë përvetësuar nga kjo strukturë ekonomiko-kriminale", tha Balla. Ai i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të fillojë menjëherë hetimet mbi këto akte korrupsioni dhe shpërdorimi detyre nga shërbimi konsullor i Shqipërisë dhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes zyrës së shtypit. Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtroi mashtrimin që sipas saj erdhi selia e Partisë Socialiste mbi të ardhurat tona konsullore dhe pretendimet mbi to. "Kështu, të ardhurat konsullore për vitin 2005 nuk janë 4 milionë e 50 mijë euro siç deklaron Partia Socialiste, por 2 milionë e 197 mijë euro. Ky është një shembull për të kuptuar deformimin flagrant të shifrave", sqaron ministria. Shifrat e deklaruara sot nga Partia Socialiste vlerësohet të jenë falsifikime dhe të pavërteta. Teksa Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se ndryshimi i të ardhurave nga konsullata jonë në Athinë mes viteve 2007-2006, vjen si rezultat i kalimit me 15 qershor 2007, të procedurave nga shërbimi konsullor shqiptar në Greqi, në shërbimin konsullor grek në Shqipëri, një fakt ky i njohur botërisht nga opinioni publik. Gjithashtu, menjëherë pas denoncimeve të disa rasteve në media, Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur grupet e kontrollit dhe të auditimit në përfaqësitë tona jashtë. "Personat që rezultojnë përgjegjës për shkelje apo abuzime janë vënë dhe do të vihen para përgjegjësisë administrative dhe ligjore", insiston Ministria e Jashtme.