Të ardhurat nga ARMO, për borxhe dhe investime
Zëvendësministri i Financave Florion Mima tha dje se, të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s do të shkojnë për investime dhe uljen e stokut të borxhit publik. Opozita kërkoi sqarime rreth shpërndarjes së fondit të krijuar nga shitja e ARM-s me vlerë rreth 127 milionë euro. Deputetë të PS-së në komision kërkuan llogari se pse të ardhurat nga shitja e ARMO-s nuk janë parashikuar buxhet. Por Mima tha se, në buxhetin e shtetit për vitin 2009 përfshihen të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s. "Këto të ardhura, do të përdoren në masën 50 % për investime dhe pjesa tjetër po prej 50 % do të shkojë për uljen e stokut të borxhit publik", tha zv/ministri.