Zviceranët e SGS, fitues të tenderit për kualidimin
Kompania zvicerane SGS është shpallur fituesja paraprake e tenderit për dhënien me koncesion të tenderit për kolaudimin e automjeteve. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, të Procedurës Konkurruese ‘Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove", në përputhje me afatin ligjor të përcaktuar në ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006, "Për Koncesionet‘‘, të ndryshuar, dhe VKM nr. 27, datë 19.1.2007, "Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies se koncesioneve‘‘, kreut IX pika 2, shkronja ‘c‘, përfundoi më datë 16.01.2009, vlerësimin e ofertave të paraqitura nga subjektet SAS SAKAR-Francë, dhe SGS -Zvicër. Sikundër është bërë publike kohë më parë, dy ofertat e subjekteve të lartpërmendura janë dorëzuar më datë 18 dhjetor 2008, në një proces të hapur.
Pas shqyrtimit të detajuar të dokumentacionit ligjor, ekonomik dhe teknik për çdo ofertë rezultoi se dokumentacioni i subjektit SAS SAKAR nuk përmbush kriteret ligjore të përcaktuar në dokumentet standard të tenderit për tu kualifikuar. Për këtë qëllim Autoriteti Kontraktues vendosi të dërgojë njoftimin e skualifikimit këtij subjekti. Nga shqyrtimi i detajuar i dokumentacionit ligjor, ekonomik dhe teknik për çdo ofertë rezultoi se dokumentacionin e subjektit SGS, autoriteti kontraktues e gjeti në përputhje me ligjin dhe se oferta ka interes publik. Për këtë qëllim Autoriteti Kontraktues vendosi, ti dërgojë njoftimin këtij subjekti. Më tej, ministria e Transporteve do të vijojë negocimin e kushteve të kontratës me kompaninë zvicerane, duke sunyar përfitime më të mëdha për publikun.