Garanci simbolike

Secili qytetar që ka një llogari rrjedhëse në ndonjë bankë në Kosovë dhe mjete të depozituara jo më shumë se 2 mijë euro, mund të flejë rehat, pa u menduar se paratë e tij mund t’i rrezikojë ndonjë krizë eventuale. E nëse ka më shumë, atëherë do të ketë probleme. Me Ligjin e ri për depozitat, i cili pret miratimin nga Kuvendi, garantohet një shumë prej 2 mijë eurosh, si mbulesë e sigurimit të parave për klientët në rast të ndonjë rreziku të humbjes së mjeteve.
Megjithatë, këtë siguri mund ta kenë vetëm ata klientë që në bankat komerciale nuk kanë të deponuara me shumë se 2 mijë euro. Për ata që në banka kanë të deponuara vlera më të mëdha, rreziku është i njëjtë.
Ligji për depozitat, një kopje të të cilit e ka siguruar “Expressi”, aktualisht është në Kuvend, dhe, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore, pritet të miratohet brenda 3 muajsh. Pas miratimit, në bazë të Ligjit për depozitat, themelohet Fondi për sigurinë e depozitave, i cili do të financohet nga qeveria gjermane me 5 milionë euro të premtuara, dhe 11 milionë euro nga Qeveria e Kosovës.
Megjithatë, njohësit e sistemit bankar thonë se sigurimi i vetëm 2 mijë eurove për depozitor është një garantim shumë i ulët, i cili nuk përmbush aspak kërkesat e klientëve.
Për me tepër, Flamur Keqa, ekspert bankar, thekson se krahasuar me vendet e rajonit, garantimi i vetëm 2 mijë eurove është i ulët dhe larg nivelit të tyre.
“Vendet në rajon kanë kufi shumë me të lartë të sigurimit të depozitave dhe depozitorët e ndjejnë veten shumë të sigurt”, thotë Keqa.
Sipas tij, kosovarët iu besojnë së tepërmi bankave dhe e njëjta nuk iu rikthehet në masën e duhur nga këto institucione.
Ndryshe, sigurimi i shumës prej 2 mijë eurosh do t’iu mundësojë rehati nga rreziqet eventuale te sistemit bankar vetëm qytetarëve që kanë mjete të depozituara nen shumën e garantuar me ligj.
Një numër shumë i madh i depozitarëve, thotë Keqa, kanë shuma të deponuara në banka në vlera me të mëdha dhe për këtë kategori të depozitarëve, rreziku është latent.
“Konsideroj që sigurimi i vetëm 2,000 eurove për depozitar është një garantim shumë i ulët, i cili nuk përmbush aspak kërkesat e depozitarëve”, shpjegon ai.
Përveç qytetarëve që kanë investuar shuma deri në 2,000 euro, me këtë ligj, sipas Keqës, mund të ndikohet në forcimin e stabilitetit financiar. Por ai shpjegon se nuk duhet lejuar mundësinë që bankat me këtë sigurim të depozitave të hyjnë në rreziqe me të mëdha që mund t’i kthehen si bumerang afarizmit të shëndoshë të tyre.
Besnik Kada, zyrtar për informim në BQK, thotë se në këtë projektligj kanë punuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. “Është hartuar një projektligj që i plotëson të gjitha standardet që përafron me legjislacionin e vendeve të BE-së”, thotë Kada.
Në mungesë të këtij ligji dhe sigurisë së mjeteve, qytetarët shumë herë kanë pasur mëdyshje sa u përket parave të depozituara në banka. Rasti i falimentimit të Bankës Kreditore të Prishtinës ka dëshmuar së depozitat e qytetarëve nuk janë të mbrojtura si duhet.
Ndërkohë, në draftin e Ligjit për depozitat, thuhet se në rast të ndonjë ngjarjeje të siguruar, Fondi do t’ia rimbursojë çdo personi fizik dhe juridik shumën e vlerës totale të kombinuar të depozitave të siguruara.
“Përfshirë interesin e mbledhur deri në kohën e ngjarjes së siguruar, deri në nivelin prej 2 mijë eurosh”, thuhet në këtë draft të ligjit.