E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveri teknike dhe zgjedhje te parakohshme

Tani kerkesa edhe nga faktori nderkombetar ne Tirane

Kerkesa per zgjedhje te parakohshme duket se qendron ne tryezen e Sali Berishes qe prej nje viti. E adresuar verbalisht si zgjidhje e situates se krijuar pas 21 janarit 2011 ajo eshte lexuar nga Kryeministri shqiptar si perfundim i papranueshem i te ashtuquajturit puc shteti te organizuar nga trojka PS-Presidence-Prokurori e Pergjithshme. E duket se edhe pas nje viti ky mesazh edhe i komunitetit nderkombetar eshte riaktualizuar pas mberritjes se ekspertizes se FBI-se qe kane hapur nje proces hetimor i konsideruar apriori i papranueshem nga kreu i qeverise. Me venien ne levizje te Prokurorise shumica ka ricikluar idene e pucit qe synon pushtetin ne rruge ilegjitime duke tentuar te mbroje veten permes sulmit. Per momentin e tanishem jane burime nga stafi i Kryeministrit qe bejne te ditur se rekomandimi i ardhur nga ShBA-ja se fundmi konsiston ne idene e kalimit ne zgjedhje te parakohshme ndoshta diku nga muaji tetor me nje hap ndermjetesues qeverine teknike. Nje ide kjo e perkrahur edhe nga perfaqesues te ndryshem politike ne vend pse duket se realizon dy qellime kryesore shfryrjen e tensionit politik dhe hyrjen ne proces zgjedhor pa Sali Berishen kryeminister. Por qe kjo kerkese bere ndaj tij eshte bere prezente nga diplomate te huaj ne Tirane kjo mund te kuptohet nga intervista e fundit e Berishes dhene gazetarit lirim Peka. Takoj perfaqesuesit e trupit diplomatik u them se kjo eshte e gjithe situata. Keta zoterinj shkojne dhe takojne zotin Topi dhe zoti Topi ju kerkon se kriza zgjidhet vetem me zgjedhje te parakohshme...dhe faktori nderkombetar ka dale nga zyra duke thene se ai zoteria ka te drejte. Njeri prej tyre te pakten - eshte shprehur Berisha i cili pyetjes pasuese nese ai njeri prej tyre a eshte ai qe shqiptaret mendojne se eshte aleati kryesor eshte pergjigjur se kurre nuk me ke degjuar mua qe une te dekonspiroj seshte ne natyren time nuk bej publike gjera qe nuk duhen bere. Nga ky moment eshte e kuptueshme se kerkesa per zgjedhje mban autoresine amerikane nese konvencioni i aleatit kryesor perputhet edhe me praktiken e pergjithshme te institucioneve shqiptare. Kapercimi i zgjedhjeve te 8 majit dhe qetesimi relativ i situates i kane krijuar kohe vendit te rimarre ceshtjen e hetimeve te 21 janarit te cilat kercenohen aktualisht nga nje shumice qe refuzon te njohe vete procesin. Sipas burimeve diplomatike ne Tirane kjo eshte arsyeja qe zgjidhja politike permes raundit elektoral eshte bere me e rendesishme aktualisht pasi duke pasur parasysh te shkuaren dhe karakterin e Kryeministrit aktual eshte nje gje te rekomandosh me tone te forta zgjedhjet dhe nje gje krejt tjeter qe ai te pranoje presionin ne fjale. Te njejtat burime bejne te ditur se te pakten ne komunikimin e tanishem mes qeverise dhe aktoreve diplomatike eshte bere i njohur edhe opsioni i kalimit ne veprime aktive dhe me te hapura nese kriza qe buron nga sulmet ndaj organit te akuzes mahiset deri ne riciklim te tensionit politik. Paralelisht me kete qasje te Kryeministrit ka dy tregues te tjere qe kontekstualizohen si paresore ne ecurine e situates politike se pari dhe jo pa rendesi eshte deklarimi i ish-ministrit te Brendshem Lulzim Basha ne Zerin e Amerikes se ne 21 janar 2011 u vrane kater te pafajshem cka nenkupton se ylli ne ngjitje i politikes u distancua te pakten verbalisht nga llogorja politike e Tiranes. Me nje mesazh qe duket se vjen nga perspektiva politike Basha kalon ne luften e tanishme ne plan te dyte per te lene perballe Berishen dhe PS-ne. Kjo e fundit ka planifikuar permbylljen e reformes zgjedhore ne muajin mars ndersa te programit elektoral ne muajin korrik. Programi elektoral eshte gati ne muajin korrik. Sa i perket zgjedhjeve te parakohshme nese ato behen do behen per nje arsye te caktuar dhe me siguri ne do te pergatitemi edhe per menaxhimin e tyre - tha per Shqip Ilir Beqja sekretar per Programin ne PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›