E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ndihme Libise per te kapercyer tranzicionin

Diplomacia Vizite e zgjeruar e zv/kryeministrit Haxhinasto ne Tripoli

Pas vizites edhe me sfond ekonomik te Kryeministrit Sali Berisha ne Mal te Zi numri dy i qeverise ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka udhetuar drejt Libise. Me nje axhende te paster ekonomike sikunder njofton edhe zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme ai ka zhvilluar takime te nivelit te larte si ai me homologun Ashur Ben Khaial dhe sidomos ai me kreun e Keshillit Kombetar te Tranzicionit Mustafa Abduljalil. Me interes eshte se ndaj propozimeve konkrete te pales shqiptare ne planin ekonomik Libise do ti ofrohet ndihme per kapercimin e periudhes tranzitore e cila sipas fjaleve te ministrit te Jashtem Khaial eshte ne fazen e pajtimit kombetar. Tashme Libia eshte perqendruar me teper ne drejtim te rindertimit te vendit dhe pajtimit te popullit por ne vleresojme se marredheniet me popullin mik shqiptar jane te rendesishme. Libia eshte e vendosur qe te ece me vendosmeri ne drejtim te ndertimit te nje vendi qe do te kontribuoje per paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjere. Bashkepunimi midis dy vendeve - tha ai - duhet te forcohet edhe ne kuader te dimensionit mesdhetar meqe te dy vendet jane vende mesdhetare - eshte shprehur ministri libian. Nga ana e vet Haxhinasto ka qene konkret ne propozimet e veta te cilat i jane permbajtur sidomos aspektit ekonomik me shume rendesi sidomos ne kete kohe krize. Nje fushe e rendesishme bashkepunimi eshte ajo e ekonomise ne fusha si energjia hidrokarburet ndertimi por edhe ne shendetesi arsim etj. Eksperienca shqiptare e tranzicionit nga diktatura ne demokraci mund te jete e vlefshme per Libine dhe ne jemi gati qe te ofrojme kete eksperience nese nevojitet per ngritjen dhe forcimin e institucioneve te Libise - ka deklaruar ministri shqiptar. Roli i kontributorit ne kete drejtim iu njoh Shqiperise edhe ne takimin e fundit te OSBE-se ku edhe ka marre pjese Haxhinasto. Ne kete kuader duket se modeli shqiptar i tranzicionit ndonese i pasuksesshem dhe aq po shihet si mundesi adoptimi per vende te ngjashme me konflikte te forta te brendshme si Libia qe eshte ne fazen e pare te perpjekjeve per demokraci. Sa i perket politikes se jashtme behet e ditur se Haxhinasto ka kerkuar ne te dyja takimet e bera njohjen e Kosoves por ne kete drejtim eshte larguar pa nje pergjigje konkrete nga pala libiane. Bie ne sy se pas pranveres arabe vizita e pare zhvillohet ne Libi ndonese procesi zgjedhor tanime eshte permbyllur ne nje vend tjeter arab si Egjipti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›