E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 1 minutë heshtje në nderim të Arbën Xhaferrit

Mbledhja e sotme e qeverisë nis me 1 minutë heshtje në nderim të politikanit dhe publicistit, Arbën Xhaferri, i cili u nda nga jeta 1 ditë më parë. Kryeministri, Berisha vlerësoi kontributin që e quajti historik, në promovimin, mbrojtjen e lirive dhe te drejtave të shqiptarëve në Maqedoni por edhe të shqiptarëve kudo në rajon.

Të nderojmë veprën e Arbën Xhaferrit, i cili luftoi ditët e fundit në një betejë shumë të egër me një sëmundjen të rëndë. Ai nuk e fitoi dot këtë betejë, por len një trashëgimi të shkëlqyer, një kontribut thelbësor, lë mbrapa një vizion që do i frymëzojë shqiptarë, si komb në rrugën e tyre të realizimit e idealeve më të larta njerëzore dhe kombëtare. Për të ndarë zinë me familjen me bashkëpunëtorët, me anëtarët e partisë që ai udhëhoqi që themeloi, me qytetartë e Maqedonisë dhe gjithë shqiptarët le të nderojmë me 1 minutë heshtje.- theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›