Aksident në Durrës- Kavajë, humb jetën shoferi i autobusit
Një aksident me pasjë vdekjen e një shtetasi është shënuar pasditen e sotme në afërsi të Malit të Robit. Ridvan Naska, shofer i autobusit të linjës Tiranë- Gramsh është aksidentuar për vdekje nga një makinë tip fuoristradë.
Aksidenti ndodhi në aksin Durrës- Kavajë, kur viktima po zbriste nga autobusi, në këtë moment ai është përplasur nga fuoristrada qe drejtohej nga shtetasi, Bardhyl Cikalleshi, duke humbur jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.