E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e vendosur per marrjen e statusit kandidat

Qeveria vazhdon me vendosmëri të përgatisë vendin për marrjen e statusit kandidat për në BE. Kryeministri Berisha gjatë një takimi me deputeten britanike Jackie Doyle-Price bëri një ekspoze të plotë të reformave të ndërmarra në njëzet vitet e fundit dhe deklaroi se marrja e statusit varet nga performanca e vendit tonë.

“Mos marrja e statusit nuk do dëmtonte thjesht qeverinë, por interesat jetike të të gjithë shqiptarëve”, - theksoi kryeministri Berisha, duke veçuar se ndërsa opozita bashkëpunoi shumë mirë për reformën zgjedhore, nuk veproi kështu për heqjen e imunitetit”.

Ndërkohë që deputetja britanike Jackie Doyle-Price, duke vlerësuar ecurinë e reformave të qeverisë shqiptare, veçanërisht me politikën e taksave të ulta dhe zhvillimin e sektorit energjetik, shprehu bindjen se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa garantoi mbështetjen që vendi i saj do vazhdojë t’i japë asaj në rrugën e integrimit.

Ajo tha se kishte pare një Shqipëri befasuese në mikpritjen, por edhe në bukurinë e saj. Per keto arsye zonja Doyle-Price tha se në kthim do të propagandonte në mesin e miqve të saj Shqipërinë turistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›