Berisha: Ndërtimet në rërë, i prishim nga 1 shtatori
Kryeministri, Sali Berisha tha sot se nga 1 shtatori do të nisë prishja e të gjitha ndërtimeve pa leje në rërën e bregdetit shqiptar
Të babëzitur që shkoni dhe ndërtoni në rërë. Morali juaj është inekzistent. Ndërkohë që ke një sipërfaqe të terë ku mund të ndërtoni- iu drejtua kryeministri Berisha pronarëve të këtyre bizneseve.
Ai u bëri thirrje që ti prishin vetë këto ndërtime në mënyrë që të marrin me vete edhe materialet, ose në të kundërt do të paguani për prishjen e tyre, shtoi ai.
Pas 1 shtatori, tha kreu i qeverisë, këto ndërtime do të kenë vetëm një fat, zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit.