E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdestari prindërore për fëmijët jetimë

Nisma

Dita Kombëtare e Jetimëve është përkujtuar dje në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Punës, në shtëpinë e foshnjës “Hana dhe Rozafa” në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Punës, Spiro Ksera, presidentja e organizatës “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha, si dhe përfaqësues të institucioneve të shërbimeve sociale.

“Ne nuk mund të jemi të kënaqur që kemi fëmijë që jetojnë përkohësisht në institucione sepse, me gjithë përmirësimet e dukshme të kushteve në to, ato nuk janë forma më e mirë e shërbimit. Ndaj sfida jonë është që sa më pak fëmijë të kemi në institucione, aq më mirë është për fëmijët, shtetin dhe shoqërinë shqiptare”, tha ministri i Punës, Spiro Ksera.

Sipas tij, një ndër aspektet e reja që do të ketë prioritet Ministria e Punës, është parashikimi i shërbimit të kujdestarisë për fëmijët jetimë dhe pa kujdes prindëror. Ministria e Punës, synon shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha rajonet e vendit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›