E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, të shtëna me armë gjatë tubimit për rikthimin e Morsit

KAJRO- Forcat e armatosura dhe manifestuesit pro presidentit të larguar islamik të Egjiptit, Muhamed Morsi kanë shkëmbyer të shtëna armësh zjarri gjatë fillimit të orëve të pasdites në Kajro, njoftuan burime mediatike, ndërkohë nga ana tjetër Al Jazeera njoftoi pak minuta më parë për të paktën tre të vdekur nga këto shkëmbime zjarri. 

Një seri shkëmbimesh kanë ndodhur përballë zyrave qendrore të Gardës së Republikës, njësit ushtarak që ka në ngarkim mbrojtjen e presidencës egjiptiane, ndërkohë që zyra operative e tyre është në bllokun e ndërtesave të pallatit presidencial, ndërsa rrjeti informativ nga Katari thekson te se të paktën tre persona kanë humbur jetën.

Më 3 korrik pas skadimit të ultimatumit të ushtrisë presidenti Muhamed Morsi dha dorëheqjen nën presionin e grushtit të shtetit, i cili mobilizoi gjithë popullin. Rrëzimi i zotit Morsi pason demonstratat që vazhduan prej disa ditësh kundër Presidentit, për të cilin protestuesit thonë se kishte humbur legjitimitetin, pasi nuk kishte arritur të bashkonte dhe udhëhiqte në mënyrë efektive vendin.   

NJë dite me pas, kreu i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour ka bërë betimin si lider i përkohshëm i këtij vendi, vetëm disa orë pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Muhamed Morsi duke e vendosur atë në arrest shtëpie.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›