Qeveria, 3.2 milionë euro për rrugën drejt Gjirit të Lalësit
06/06/2009 Pjesa e lakmuar për zhvillimin e turizmit bregdetar për shkak të ujit të pastër e mjedisit piktoresk
Gjiri i Lalësit dhe e gjithë zona bregdetare në veri të Durrësit si zonë tepër e lakmuar për zhvillimin e turizmit bregdetar dhe për kalimin e ditëve të pushimeve stinore do të ketë edhe një rrugë të dytë. 3.2 milionë euro janë nënshkruar tashmë dhe ka përfunduar shpallja e fituesit të tenderit në realizimin e projekti më të rëndësishëm në këtë zonë. Rruga është e gjatë afro 13 km dhe nis nga fshati Bubq drejt Ishmit për të zbritur më pas nga kodrat me ullishte në bregun e Gjirit të Lalësit. Marrëveshja mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kompanisë së ndërtimit “Varaku” është kryer ditën e mërkurë, ndërsa të hënën gjithçka do të nisë nga zbatimi i projektit. Sipërmarrësi i zbatimit të këtij investimi është ndër subjektet që njihet për cilësinë dhe standardet në punë duke fituar besueshmërinë edhe të donatorëve të huaj. Kështu FZHSH pas tenderit që ka organizuar lidhur me fondin në shumën 3.2 milionë euro i ka hapur rrugë ndërtimit të një rruge, e cila ka më shumë se 25 vjet që pret investim. Bëhet fjalë për rrugën që lidh komunën e Bubqit me Gjirin e Lalësit dhe jo rrugë që është afro 13 km e gjatë do të shërbejë për shumë fshatra. Gjiri i Lalësit është pjesa më e lakmuar për zhvillimin e turizmit bregdetar për shkak të ujit të pastër, natyrës së gjelbër, mjedisit piktores dhe kodrave me ullishte, pemë e vreshtari. Rruga do të vijë deri në Ishëm dhe do të bashkohet me rrugën që të dërgon në Shetaj e Gjirin e Lalësit. Sipas përfaqësuesve të firmës fituese “Varaku”, rruga do të përfundojë deri në fillim të vjeshtës, ndërsa zbatuesit e projektit kanë pohuar se do të ndërhyjnë në të gjithë gjatësinë e rrugës duke bërë mbushjet e duhura me qëllim që edhe këtë verë zona bregdetare e atjeshme të shfrytëzohet. Kjo është rruga tjetër kryesore që nis në rrugë nacionale dhe përfundon në Gjirin e Lalësit duke e bërë këtë zonë me dy rrugë turistike. Xh. Gradica