E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria - pjesë e kinemasë evropiane

06/06/2009  Anëtarësimi shqiptar në fondin për zhvillimin dhe mbështetjen e kooproduksionit kinematografik europian “Eurimages”

Shqipëria është pjesë e strukturës evropiane për kinemanë, “Eurimages”.

Pas një procesi intensiv komunikimesh, raportimesh, negociatash 18-mujore, më 2 qershor në Vilnus të Lituanisë, kryeqyteti europian i kulturës për vitin 2009, një delegacion zyrtar i Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Xhevdet Feri; Ferit Hoxha, sekretari i përgjithshëm i MPJ; Roland Sejko, ekspert ndërkombëtar i fushës, shkëmbeu pikëpamjet, shpjegimet përfundimtare të zhvillimeve dhe ofertës së kinematografisë shqiptare në tregun dhe kulturën europiane. Pas debatimit mbi problematikën e perspektivës së këtyre çështjeve me Asamblenë e Përgjithshme të “Eurimages” në prani të presidentit, sekretariatit ekzekutiv dhe bordit të menaxhimit të “Eurimages”, në përfundim të këtij takimi, i cili shënon edhe hallkën e fundit të procedurave të aplikimit dhe miratimit të anëtarësimit, Asambleja vendosi pranimin e Shqipërisë në këtë strukturë.

“Asambleja konfirmoi angazhimin e delegacionit tonë për mbylljen e akteve formale brenda muajit qershor 2009. Kjo do të thotë se kineastët e interesuar shqiptarë kanë mundësinë e aplikimit dhe gjykimit të projekteve të tyre në mbledhjen e muajit dhjetor 2009”, - shprehet drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Xhevdet Feri, në cilësinë edhe të kryetarit të delegacionit shqiptar në “Eurimages”.

Natyrisht, anëtarësimi në këtë strukturë përmban edhe detyrimet e veta, të lidhura organikisht me fitimet e pritshme. Kështu, Shqipëria do të duhet të paguajë një kontribut të detyrueshëm në lekë, i cili në këtë rast është në nivelin e dyshemesë së detyrueshme: 105 mijë euro në vit (për vitin 2009 vetëm 50 000 euro). Ndërkohë maksimumi i përfitimit nga fondi për një projekt është 700 mijë euro.

Administrata e QKK-së, si koordinator i këtij procesi, duket tepër entuziaste për rezultatin, i cili sipas kryetari Ferri shënon një rekord në shkurtimin në kohë të realizimit të procedurave të anëtarësimit.

ǒështë “Eurimages”

“Eurimages” është fondi i krijuar dhe atashuar pranë Këshillit të Evropës për zhvillimin dhe mbështetjen politike e financiare të prodhimit dhe shpërndarjes së kooproduksionit kinematografik europian. Në të marrin pjesë 33 vende anëtare të Këshillit të Europës. Objektivi kryesor i këtij fondi është tërësisht kulturor. Kriteri bazë i realizimit të këtij objektivi është mbështetja e veprave filmike, të cilat reflektojnë vlera të shumëfishuara të shoqërisë europiane, por që rrënjët i kanë në kulturën e vendit të origjinës.

Objektivi i dytë kryesor i “Eurimages” është mirëfilli ekonomik, mbështetur në idenë se, ndonëse kinemaja është e lidhur ngushtë me suksesin komercial, ajo është art dhe duhet trajtuar si e tillë. I udhëhequr nga këto parime bazë, “Eurimages” ka zhvilluar katër programe financimi: asistencë në kooproduksionin europian, asistencë në distribucion europian, asistencë në ngritjen e kinemave të reja me repertor filmik europian dhe asistencë në dixhitalizimin e projekteve të financuara nga “Eurimages”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›