Hapet zyrtarisht sezoni turistik
06/06/2009 KSAMIL, përmirësohet infrastruktura për pritjen e turistëve
Vera e 2009-s e gjen Ksamilin me rrugë të sistemuara, e jo vetëm të atyre kryesore
Çelet zyrtarisht nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar dje sezoni turistik në qytezën e Ksamilit. Banderolat, ku shkruhej: “Ejani në Ksamil”, “Ksamili adresa e dashur për pushimet tuaja” etj., ishin dekori i festës së detit, shoqëruar nga imazhe të ishujve të bukur të Ksamilit, të ujërave të pastra të plazheve, por edhe me pamje të reja nga përmirësimet e infrastrukturës, realizuar këtë verë. Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i komunës së Ksamilit, Vesel Koçia, ka përmendur bërjen e Ksamilit me shëtitore rreth 2 km të gjatë përgjatë bregdetit të tij, investimet për plazhet nga komuna, shtrirjen e shërbimeve turistike në afërsi të tyre nga lokalet sezonale. Investimi më serioz, që sjell shtimin e kohës së furnizimit me ujë të pijshëm për banorët dhe pushuesit e kësaj vere, është veçuar nga gjithë punët e tjera, pasi është shënuar përfundimi i fazës së parë të ujësjellësit të ri të Ksamilit, investim i qeverisë shqiptare. Veç kësaj, vera e 2009-s e gjen Ksamilin me rrugë të sistemuara e jo vetëm të atyre kryesore, por edhe rrugëve që çojnë në plazhe. Buzë rrugës kryesore ngrihet këndi i lojërave për fëmijë. Në këtë sezon turistik parku i lojërave do të funksionojë duke mos munguar asgjë, as ndriçimi e gjelbërimi. Në hapësirat e tij kalohet përmes korridoreve të shtruara me kalldrëm, ndërkohë që janë vendosur stola çlodhës për të gjitha moshat si dhe shatërvani. I pandarë nga kjo performancë është edhe mjedisi tërësisht turistik, që ofrohet pas mirëkuptimit të arritur me banorët vendas për largimin e bagëtive. Komunarët projektojnë që në Ksamil, me 2 mijë shtretër të hotelerisë dhe 200 shtëpi të përfshira në turizmin familjar, të vijnë 30% më shumë pushues se në verën e vitit 2008. Sipas tyre, qershori do të sjellë finalizimin e gjithë përgatitjeve që pushuesit e muajve korrik e gusht ta gjejnë gjithçka gati, ashtu siç e dëshirojnë.
E. Molla