Qeveria, 400 milionë dollarë hua nga BERZH për ndërtimin e rrugëve rurale
Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë ndërtimin e rrugëve rurale. Borxhi do të merret në dy pjesë dhe do të shlyhet nga qeveria brenda tre vjetësh me një komision 1 për qind dhe me norma interesi bazuar në kushtet e tregut. Edhe pse normat e interesit për borxhin pritet të jenë të larta Ministria e Financave ka përjashtuar nga çdo lloj
takse ndërtimin e projekteve. Marrëveshja e nënshkruar në mars të 2010, parashikon ndërtimin nga 1 mijë deri në 1500 kilometra rrugë rajonale dhe lokale, me një kosto deri në 400 milion dollarë. Shpjegimet për marrëveshjen i dhanë përfaqësuesit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, struktura përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes dhe nga Ministria e Financave. Ekspertët thanë se objekt i marrëveshjes së financimit të projektit të rrugëve rajonale dhe lokale, është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore të tregjeve ekonomike, nëpërmjet rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit. Relatorja në Komision, deputetja Albana Vokshi u shpreh se marrëveshja është në përputhje të plotë me objektivat dhe prioritetet e qeverisë për plotësimin e infrastrukturës rrugore jo vetëm ato qendrore, por dhe lokale. Deputetët e cilësuan marrëveshjen me rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe bizneseve lokale.
Marrëveshja
Marrëveshja e huas ndërmjet Shqipërisë dhe bankës Evropiane për rindërtim e Zhvillim për financimin e projektit të rrugëve rurale dhe lokale është miratuar në parim. Realizimi i këtij projekti është në përputhje të plotë me objektivat dhe përparësitë e qeverisë shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe parashikon ndërtimin e 1 mijë deri ne 1500 kilometër rrugë rurale dhe lokale me një kosto që përgjithshme 300-400 milion dollarë. Objektivi i projektit është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore e tregjeve ekonomike, nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë përfshirë përmirësimin e seksioneve parësore të rrjetit rrugor rajonal dhe lokal si dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale. Projekti do të bashkëfiancohet respektivisht me 50 mijë euro nga BERZH 50 mijë euro nga banka Evropiane e Investimeve dhe 33 mijë euro nga fondet e Instrumentit të paraanderimit. Ndërsa qeveria shqiptare do të financojë të gjitha përjashtimet nga taksat për këtë projekt. Një grand prej 4 mijë eurosh do të sigurohet nga Fondi i investimeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur zbatimin projektit. Një tjetër fond është siguruar nga institucione të tjera Si Banka Botërore banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe OFID.
Komisioni
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje një marrëveshje të rëndësishme, synimi i të cilës është rehabilitimi i infrastrukturës rrugore dhe lokale, nxjerrja e Shqipërisë për herë të parë në tregun ndërkombëtar me anë të bonove si dhe një projektligj për forcën shumëkombëshe të paqes në Evropën Juglindore. Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale synon realizimin e objektivave të qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe parashikon ndërtimin e 1000 deri në 1500 km rrugë rajonale dhe lokale me një kosto të përgjithshme rreth 300-400 milionë dollarë. I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, i cili dha shpjegimet e nevojshme për marrjen e kësaj huaje dhe përfitimet që ka vendi ynë. Përfaqësuesi i ministrisë theksoi se niveli më lartë i normës së interesit është 7.5 % dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht situatave. Në vlerësimi të këtij projektligji, deputetët e Komisionit të Ligjeve theksuan se këto investime përputhen me strategjinë prioritare të qeverisë për rehabilitimin e infrastrukturës në të gjithë zonat rurale. Pasi dëgjuan ekspertët e Ministrisë së Financave lidhur me përparësitë dhe objektivat e këtij projektligji, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan projektligjin.
Procedura e marrjes së borxhit
Financimi i BERZH do të jetë në dy pjesë nga 25 mijë euro secila. Data e fundit e vlerësimit të financimit të parë është data 31 mars e vitit 2013 ndërsa për projektin e dytë rreth tre vjet nga dita e bërjes efektive të këtij projekti. Ndërkohë që fondi i dytë do të akordohet në varësi të kushteve në të cilat do të përdoret financimi i parë. Projekti do të zbatohet në të gjitha komponentët ne tij nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili është njësia zbatuese për projektin e përmirësimit të rrugëve rajonale dhe lokale. FSHZH është përzgjedhur për realizimin e këtij projekti bazuar në përvojën e madhe në zbatimin e projekteve të infrastrukturës të financuara nga Banka Botërore dhe donatorët e tjerë nga krijimi i tij në vitin 1993. procedura e raportimit të prokurimit të fondeve për punimet civile mallrat shërbimet dhe konsulentët e miratimit të nënprojekteve disbursimin e fondeve kontrollin e llogarive do të zbatohen procedurat e donatorit të përcaktuara në këtë marrëveshje. Institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj marrëveshje është Ministria e Financave.
Miratimi i fondit
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë realizimin e një projekti të rëndësishëm rrugët dytësore dhe lokale, me një vlerë prej 300-400 milion dollarë. Objektivi i këtij projekti është të përmirësojë përafrimin ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve nëpërmjet lehtësimit të qarkullimit gjatë gjithë vitit për qytetarët. Kjo do të bëhet duke përfshirë përmirësimin e segmenteve prioritare të rrjetit rrugor rajonal, përmirësimin e segmenteve të prioritare të rrjetit lokal dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale. Një grant prej 40 milion euro do të sigurohet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (FIBP). Në këtë kuadër, financime paralele janë siguruar nga një numër institucionesh të tjera, si Banka Botërore, OFID dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. Qeveria ka miratuar, në parim marrëveshjen me Bankën Evropiane për Zhvillim. Me autorizimin e Ministrisë së Financave, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, duhet të transferohen fondet e huas te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjencia zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
Ornela Manjani