E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria 500 mln USD në 4 vjet fondin e pagave, ndërsa qeveria socialiste 127 mln USD në 8 vjet

TIRANE - Në katër vitet e para të mandatit të saj qeverisës mazhoranca vendosi për pagat dhe pensionet 500 milionë dollarë ndërsa qeveria e mëparshme socialiste vetëm 127 milionë dollarë.
“Edhe ata shqiptarë që sërish janë në varfëri ne kemi vendosur për rroga dhe pensione në këto katër vite rreth 500 milionë dollarë kundrejt gjithsej 127 milionë dollarë të vendosur në tetë vite të marra së bashku ka qeveritarët e mëparshëm” u shpreh kryeministri.
Më tej ai theksoi se kjo qeveri me politikën e saj të rrogave dhe pensioneve ia ka dalë të ngushtojë në mënyrë të ndjeshme diferencën midis rrogave më të larta dhe rrogave mesatare dhe minimale. Duke u ndalur gjerësisht tek rritja e pensioneve kryeministri vlerësoi se rritje të madhe pësojnë pensionet, ku rritja e pensioneve ose të ardhurat pensionale duke mos llogaritur këtu 5 mijë lekshin e fundit,  rriten nga 49 % sipas llojit të pensioneve në 135 %. Kryeministri vlerësoi se kjo përbën padyshim rritjen më të madhe dhe më të pakrahasueshme se çdo vend tjetër.
“Të ardhurat pensionale minimale në qytet rriten nga 8 mijë e 350 lekë në 12 mijë e 460 lekë, pra rriten me 49 %. Të ardhurat minimale të pensioneve në fshat rriten në masën 100 %, pensionet maksimale në fshat rriten në masën 70 %, të ardhurat maksimale në qytet rriten në masën 30 %. Politika jonë ka synuar që pensionet e fshatit të kenë më prioritet” u shpreh kryeministri.
Gjithashtu ai theksoi se pensionet e pleqërisë në qytet kapin një rritje prej 42 %, pensionet e invaliditetit rriten me 54 % me rritjen që bëjmë. Ai tha se pensionet mesatare familjare të qytetit janë rritur me 54 %, pensionet mesatare të pleqërisë në fshat janë rritur rreth 80 %, pensionet mesatare të invaliditetit në fshat janë rritur me 107 %, pensionet mesatare familjare në fshat janë rritur me 127.4 %, të ardhurat pensionale mesatare familjare të pleqërisë në qytet janë rritur me 51 %, të ardhurat pensionale mesatare të invaliditetit në qytet rriten me 59 %, të ardhurat pensionale mesatare familjare në qytet rriten me 55%, të ardhura pensionale mesatare pleqësie në fshat rriten me 95 %, të ardhurat mesatare pensionale të invaliditetit në fshat rriten me 123 %.
Gjithashtu kryeministri shtoi se të ardhurat pensionale mesatare familjare në fshat rriten me 135 %. Kryeministri shtoi se këtu nuk janë përfshirë një rritje e cila shtrihet në të gjithë muajin dhe për  fshatin shkon 10 % dhe për qytetin 5 %. Kjo rritje, tha kryeministri, janë kartolina e vitit të ri dhe kemi bërë shumë mirë sepse kjo është rritje neto e pensioneve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›