E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria, s'ka leke per investime

Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave te ministrit te Financave per buxhetin e vitit 2010, duke e cilesuar si abuzive, nderkohe qe Shqiperia po zhytet perdite e me shume ne krize. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputetja e selise roze, Mimi Kodheli mori shkas, sic tha ajo, nga nje dalje "rrufe" ne mes te vapes te ministrit te Financave, qe ne nje media percolli objektivat dhe prioritetet e qeverise ne ikje, per qeverine e re te votave te vjedhura te 28 qershorit, lidhur me buxhetin e vitit 2010. "Si i njejti minister i 1996-s, qe ne prag te shembjes se piramidave fliste per ambicie e projekte per t'u pasur zili nga bota, me te njejten gjuhe, na tregoi per Shqiperine fanar ndricues te ekonomise boterore, nderkohe qe duket qarte se nuk e ka idene e pasojave qe mund te vijne nga thellimi i perditshem i krizes ekonomike te vendit, per te cilen kjo qeveri e shperdorimeve te medha nuk ka marre asnje mase", reagoi Kodheli. Ajo i kerkoi ministrit te Financave, qe te pergjigjet se pse nuk i paguan qeveria e tij firmat e ndertimit te rrugeve prej muajsh. Gjithashtu, zyrtarja socialiste kerkoi pergjigje se pse po zhvleftesohet leku, per here te pare ne historine e ketyre 18 vjeteve ne periudhen kulmore te fluksit te ardhjes se emigranteve dhe turisteve. Dhe se fundmi, deputetja e selise roze kerkoi nga ministri i Financave, qe te thote se pse anuloi te gjitha prokurimet publike per gjashtemujorin e dyte dhe pse u boshatis Arka e Shtetit te shqiptareve me shpenzimet per fushate elektorale. "Ne e dime se ministri i piramidave nuk ka pergjigje as per keto, as edhe per shume pyetje te tjera qe lindin nga kriza e rende ekonomike ku po zhytet vendi, te cilat do t'i bejme publike vijimesisht", deklaroi Mimi Kodheli. Por, nje gje eshte e sigurt sot, sipas saj, pushteti i korruptuar dhe korruptues qe me votat e grabitura te 28 qershorit do t'i jape jete se shpejti qeverise se fundit te politikes se vjeter, po e zhyt Shqiperine drejt nje krize te jashtezakonshme. Kjo po ndodh, vlereson zyrtarja socialiste, vetem per hir te interesave e te perfitimeve te nje grushti njerezish, te cilet per pushtetin jane gati te bejne edhe "martesa" si ajo e Sali Berishes me Ilir Meten. Partia Socialiste prej kohesh ka kritikuar qeverine e kryeministrit Berisha, per buxhetet e miratuara prej saj. Per socialistet, buxheti i mazhorances nuk pasqyron nevojat aktuale ekonomike te cilat ka vendi.

LSI: Te gatshem te ofrojme ekspertizen, per buxhetin qe ka nje fature

"Ne menyre absolute qe ne jemi te gatshem te ofrojme te gjithe ekspertizen dhe gatishmerine tone, ne menyre qe ato qe do te jene prioritete te perbashketa qeverisese te kene dhe faturen buxhetore, per t'i mbeshtetur ne realizimin e tyre, sepse prioritete pa mbeshtetje buxhetore nuk mund te kete", tha Haxhinasto. Per te cilin jane te domosdoshme qe te gjitha prioritetet e LSI per nxjerrjen e vendit nga kriza, te implementohen ne programin qeverises, i cili pritet te startoje ne shtator.

PD: Krize ka Edi Rama, jo Shqiperia

Partia Demokratike pergenjeshtron akuzat e selise roze, per krize ekonomike ne vend. Menjehere pas deklarates se zedheneses se kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli, se qeveria nuk po reagon per krizen ekonomike, zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, e quajti kete nje trillim bajat te perseritur nga socialistet. Ne emer te PD-se, ajo u kunderpergjigj se humbesi me i madh ne vend, Edi Rama, nuk po ben gje tjeter, vecse qe nga nentori i vitit te kaluar e deri me sot, trillon ne menyre bajate per ekzistencen e nje krize ekonomike ne vend. Zedhenesja Mehilli, menjehere pas akuzave te bera, pergenjeshtroi nje fakt te tille duke vleresuar se ekonomia vendase ka nje rritje prej 6 per qind. "Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike. Ne krize te thelle shpirterore dhe politike eshte zoti Rama, per humbjen e mandatit te tij", akuzon PD. Sipas Mehillit, vetem ne korrik te ketij viti, vendi yne eshte i vetmi me rritje prej 36% ne turizem ne krahasim me vitin e kaluar dhe se rruga Durres-Kukes, qe Rama sipas saj, e ka quajtur korridorin e asgjekundit, ka dyfishuar kalimin nga pika kufitare e Morines. Shifer kjo e permendur pak dite me pare edhe nga kryeministri Sali Berisha, per turizmin vendas. "Shqiperia nuk eshte ne krize, por ne krize ka zhytur Edi Rama, Partine Socialiste, sepse ekonomia shqiptare ka nje rritje mbi 6 % dhe te ardhurat buxhetore te ketij viti, jane rreth 8% me te medha se te vitit te kaluar", vijoi Mehilli. Sipas saj, mund te kete vertete kompani te kontraktuara nga Bashkia e Tiranes qe Rama nuk i paguan, por nuk ka asnje situacion te certifikuar te papaguar nga mazhoranca aktuale. Keshtu Mehilli, ne emer te Partise Demokratike, i ktheu pergjigje akuzave qe Kodheli bere diten e djeshme, per te nxjerre ne pah krizen ekonomike ne vend. Zedhenesja e selise blu, i beri me dije, qe "Mr. Kriza" sic e quajti Mehilli kryetarin e PS-se, Edi Rama, Shqiperia me gjithe deshiren e tij te madhe, ka lene krizen vetem ne shpirtin e psikologjine e tij. "Prokurimet publike ne gjashte mujorin e dyte te vitit, jo vetem qe nuk jane nderprere por gjate muajit korrik dhe fillimit te gushtit, jane tenderuar ndertimi dhe rindertimi i 316 shkollave ne mbare vendin, i qindra kilometrave rruge dhe i dhjetera e dhjetera ujesjellesve e kanalizimeve, si dhe jane tenderuar nje sere prokurimesh te tjera", vijoi Mehilli. Ndaj sipas saj, ne asnje rast nuk mund te pranohet qe Shqiperia te jete ne krize ekonomike, perkundrazi rritjet ne kete sektor sipas selise blu jane te ndjeshme dhe jane te certifikuara nga te gjithe, te dukshme per syrin e publikut shqiptar. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›