Malaj: Gara ne PS, mos kthehet në lufte

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, e cileson kandidimin e Rames si nje lider me kredibilitet te cenuar, qe e ben te veshtire fitoren e Partise Socialiste, qofte ne garen per pushtetin vendor, qofte per zgjedhjet parlamentare. Ne nje interviste te dhene dje per "BBC", Malaj, duke komentuar mbi kandidimin e tij per kryetarin e PS-se, nuk e konsideron si nje "lufte" por si nje konkurrence vizioni e pergjegjesie, sidomos ne momentin ku ndodhet PS-ja dhe e majta shqiptare. "Ne qofte se gara do te jete e bazuar ne nje gare reale dhe jo ne nje keqperdorim te strukturave te Partise Socialiste, sigurisht qe une besoj se do te jemi ne gare per te ofruar dicka te re", sqaron zyrtari socialist. Midis te tjerash, ai thote se garen do ta mbeshtese ne tre elemente te rendesishem. Me afrimin e dates se mbajtjes se Kongresit te Jashtezakonshem te PS-se, vihet re nje levizje e shpejte e bazes e cila me se shumti ka dale ne perkrahje te kryetarit aktual te partise, Edi Rama, ndersa rivalet e tij brenda partise, kane shtuar tonet duke kerkuar largimin nga drejtimi i partise.
Zoti Malaj, tashme qe Kongresi i partise suaj po afron, cila eshte esenca e platformes suaj dhe deri ku eshte diskutuar ajo?
Bazuar ne faktoret qe nuk bene nje fitore te mundshme te PS-se ne zgjedhjet e 28 qershorit dhe ne ate qe PS-ja mbetet ne opozite per te dyten here radhazi, pergatitja e nje platforme ka qene pjese e nje procesi ku eksperimenti me nje lider me pushtet absolut, qe do te merrte pergjegjesite absolute te humbjes, rezultoi jo i suksesshem. Thelbi i platformes sime rezulton ne disa pika kryesore.
E para, brenda Partise Socialiste te kete me shume demokraci te brendshme, te rritet roli i grupit parlamentar, te rikthehet pavaresia e forumeve te partise, sic jane Forumi Eurosocialist dhe ai gruas, si dhe te rikthehet sistemi promovues, ku karriera politike eshte e mundshme per kedo, si dhe te vleresohet per shkak te vlerave dhe jo preferencave individuale. Per platformen eshte punuar gjate, eshte diskutuar me kolege, qe kane pasur karriere te gjate ne politike dhe ne drejtimin e partise, qeverisjes vendore apo dhe ne Parlament.
Pervec jush, edhe deputeti Ben Blushi me nje grup perkrahesish te tij, po kerkon ndryshime. Ju veproni vec e vec, apo i keni koordinuar veprimet?
Grupi qe nenshkroi rezoluten ne Asamblene Kombetare per ndryshime ne statut, perbehet nga kolege te perbashket me te cilet ne ndajme mendime, bashkebisedojme, mundohemi te kuptojme me mire ate, qe PS-ja e ka te domosdoshme per te rigjetur vetveten. Nuk ka nje gare individuale, por ka nje angazhim edhe te perbashket edhe individual, per te evidentuar gjithcka qe eshte e nevojshme ne kete situate ku eshte PS-ja.
Deri me sot, kryetari aktual i partise Edi Rama, nuk ju ka permendur fare ju rivaleve dhe pas shume kohe, tashme ka pranuar se do te jete ne kandidimin per kryetar te partise. Si e shpjegoni kete heshtje te gjate te Rames?
Nuk do te paragjykoja, pse Rama ka zgjedhur nje rruge te tille. Jam shprehur publikisht, kunder asaj qe po ndodhe ne PS pas zgjedhjeve. Shume nga koleget qe e mbyten oponencen brenda PS-se, sic ishte grupi parlamentar, kryesia, apo Asambleja Kombetare, sot jane flamurtare per te mbeshtetur deklarimet qe vijne nga rrethe te ndryshme ne favor te Rames. Une besoj se PS-se, si parti moderne, nuk i hyjne ne pune deklaratat revolucionare te viteve 80-te. Zakonisht, deklaratat per liderin dhe partine, behen kur ata kane perballe nje armik. Gara ne PS, por dhe ne ballafaqimin me shumicen, nuk ka trajtat e nje lufte midis paleve. Une mendoj se Rama, ngaqe i eshte nderprere mandati, ndoshta ka respektuar nje heshtje. Ndersa ajo qe po ndodhe me strukturat e partise nga disa mbeshtetes te tij, per te keqperdoruar influencat e tyre eshte shume e rende, per nje solidaritet te semure. Ne fakt, PS-ja ka nevoje te sherohet dhe jo te ndjehet e dobesuar nga nje gare qe e humbet per here te dyte.
Tashme edhe kryetari aktual Edi Rama, ka shpallur kandidaturen e tij per kryetar. Ai hyn ne gare duke qene me avantazhet qe te jep nje post i tille, ndersa ju si nje kandidat dhe deputet. Do ta vazhdoni garen deri ne fund, apo ekziston mundesia e terheqjes suaj ne nje moment kur te gjykoni se gara eshte e pabarabarte?
Une besoj se debati qe behet per rikandidimin e Rames, nuk eshte debat kunder Rames, per t'i mohuar atij kontributet qe ka sjelle ne mandatet si kryetar bashkie, apo si kryetar i PS-se. Debati per moskandidimin e Rames, ka te beje me besueshmerine e nje lideri te partise. Askush nuk mund te thote sot, se nese Rama e "zhgarravit" filozofine e pergjegjesise se humbjes, te cilen e perdori si kusht per te pasur pushtet absolut, atehere kredibiliteti i tij do te jete i cenuar. Nje lider me kete kredibilitet te cenuar, e ben te veshtire fitoren e Partise Socialiste, qofte ne garen per pushtetin vendor, qofte per zgjedhjet parlamentare. Lidhur me kandidimin tim, une kam ofruar mundesine qe ne kete situate te veshtire, ashtu si kolege te tjere, nepermjet nje gare e cila ne thelb nuk eshte nje "lufte", por eshte nje konkurrence vizioni e pergjegjesie, sidomos ne momentin ku ndodhet PS-ja dhe e majta shqiptare. Nese do te ndalet ky abuzim qe disa struktura te PS-se e bejne per nje solidaritet fals, kjo e demton Ramen dhe PS-ne, dhe nuk e forcon ate. Ne qofte se gara do te jete e bazuar ne nje gare reale dhe jo ne nje keqperdorim te strukturave te Partise Socialiste, sigurisht qe une besoj se do te jemi ne gare, per te ofruar dicka te re. Une garen time e mbeshtes ne tre elemente te rendesishem. Ne perkushtimin per nje pune pa kufi, per t'i kthyer PS-se gjithe energjine ne kete ballafaqim politik. E dyta, ne institucionin e mirenjohjes per cdo socialist e cdo mbeshtetes dhe e treta ne fleksibilitetin qe duhet te kemi, perballe koalicioneve dhe kompromiseve dhe aleancave te domosdoshme, qe Partia Socialiste te filloje dhe te zgjerohet ne mbeshtetjen e saj publike, si parakusht per te qene fituese ne zgjedhjet e ardhshme.
Nese ne fund platforma juaj dhe kandidatura juaj rrezohet me shumice votash dhe fitues do jete serish zoti Rama, cili do te jete pozicionimi juaj dhe i mbeshtetesve tuaj ne Partine Socialiste dhe ne Kuvendin e ri?
Konkurrimi per kryetar do te jete nje "anetar - nje vote", kemi marre modelin e laburisteve. Ky votim nuk duhet bere ne emergjence, kjo do te cenonte rende procesin zgjedhor dhe standardet ne nje force politike, kjo do te demtonte rende oponencen qe ben PS-ja per standardet e zgjedhjeve ne Shqiperi. Kur pranon te hysh ne nje gare, sigurisht qe pranon te orientohesh nga fitorja, por ne asnje rast dhe per asnje arsye, kontributi im personal, ne shenje te mirenjohjes per mandatet qeveritare dhe politike qe me ka dhene PS-ja, do te jete gjithnje brenda Partise Socialiste. PS-ja nuk mund te perfshihet serish ne grindje, ndarje dhe riorganizime. Ne jemi shume per nje fitore te ardhshme dhe shume pak, per nje ndarje ndermjet njeri-tjetrit.