E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Edhe ambulancat do tu jepen privateve

TIRAN- Qeveria e gjen zgjidhjen per luftimin e korrupsionit ne institucionet publike tek privatizimi apo tek dhenia e ketyre sherbimeve me koncension. Pasi ka nxjerre ne shitje rreth 1 300 prona shteterore ekzekutivi mendon te jape me koncesion edhe ambulancat e lagjeve apo te fshatrave te cilat japin sherbimin e pare shendetesor. Strategjia u be publike dje nga kreu i qeverise Sali Berisha i cili theksoi se dhenia me koncesion e sherbimit paresor shendetesor si dhe te disa sherbimeve te tjera te cilat kane te bejne kryesisht me kontrollin e cilesise se ushqimeve dhe te karburanteve jane zgjidhja me e mire ne luften kunder korrupsionit ne keto sektore.

Kryeministri ka siguruar se pas dhenies me koncesion te ambulancave qytetaret nuk do te kene rritje te kostos ne marrjen e ketyre sherbimeve duke theksuar se do te jete buxheti i shtetit ai qe do te mbuloje shpenzimet ne rastet kur behet fjale per paciente qe nuk kane mundesi financiare qe te sigurohen. Ministria e Shendetesise bashke me Institutin e Sigurimeve Shendetesore duhet te bejne cdo gje qe i tere sherbimi ambulator te jepet me koncesion.

Natyrisht kjo nuk do te thote se qytetaret do te rendohen. Buxheti i shtetit do te perballoje te gjitha sherbimet e qytetareve te siguruar. Buxheti i shtetit me ligjin e ri do te mbuloje te gjitha shpenzimet e qytetareve qe nuk kane mundesi financiare te sigurohen. Ne rast se ecim dhe duhet te ecim drejt nje sherbimi te ofruar nga sektori privat ne rrisim ne menyre te ndjeshme cilesine e ketij sherbimi dhe shmangim cdo lloj ryshfeti apo korrupsioni - u shpreh dje Berisha.

E njejta logjike luftimi i korrupsionit nepermjet privatizimit apo dhenies me koncesion eshte nje praktike e ndjekur rendom nga qeveria aktuale. Ne pamundesi per te administruar sherbimet ndaj qytetareve ne rastin e ambulancave apo ne mbledhjen e te ardhurave ne buxhetin e shtetit ne rastin e pullave te akcizes ne vend te rritjes se kontrolleve dhe cilesise se sherbimeve qeveria zgjedh rrugen me te shkurter ate te lenies ne doren e privatit.

Nderkaq pritet qe qeveria ti ofroje privatit edhe sherbimin e kontrollit te cilesise se karburanteve qe perdoren ne vend detyre kjo e cila per momentin permbushet nga Inspektorati Qendror Teknik. Edhe ne kete rast me shume se me permiresimin e sherbimit dhenia me koncesion ka si synim paresor zhdukjen e korrupsionit nga ky institucion.

Duhet te jemi te vetedijshem se pervec arsimit dhe shendetesise dhe per keto kam parasysh spitalet sherbimin dytesor tretesor dhe shkollat publike ne teresi sherbimet i besohen me te mirit ne sektorin privat. Sherbimet jane zgjedhje per qytetarin i cili ka te drejte te zgjedhe sherbimin me te mire. Por nga ana tjeter pervec cilesise se sherbimit qe eshte jashtezakonisht e rendesishme per qeverine per sektorin publik rendesi kapitale ka nxjerra teresore e ketyre procedurave jashte korrupsionit -vijoi kreu i qeverise.

Nisma per dhenien me koncesion e ketyre sherbimeve per momentin eshte thjesht retorike nderkohe qe pritet qe institucionet pergjegjese te marrin masat per realizimin e saj duke percaktuar edhe modulet sipas te cilave do te ofrohen sherbimet per qytetaret.

fare parashikon dhenia me koncesion
Dhenia me koncesion e nje sherbimi ndryshon nga privatizimi. Koncesioni ne thelb ka te beje me marrjen nen administrim nga subjektet private te nje sherbimi apo prone shteterore me nje kohezgjatje te caktuar si dhe kundrejt kushteve te mirepercaktuara ne kontrate. Ne kete rast privati zhvillon aktivitetin sipas kontrates ku nder te tjera parashikohet kohezgjatja e koncesionit investimet qe do te kryhen kostoja e ofrimit te sherbimeve perfitimi i buxhetit te shtetit si dhe nje mori rregullash te tjera.

Ne raste te tilla zakonisht perdoret forma e koncesionit BOT Build-Operate-Transfer i cili parashikon ngritjen e infrastruktures nga privati shfrytezimin e saj per aq kohe sa eshte parashikuar ne kontrate dhe dorezimin perseri tek shteti. Per sa i perket poliklinikave jane autoritet shteterore ato qe do te percaktojne formen dhe kushtet me te cilat do te jepen ato me koncesion.



PRECEDENTI
Koncesionet e qeverise
Poliklinikat nuk jane i pari sherbim qe jepet me koncesion. Me pare qeveria ka dhene tek privati sherbimin e kontrollit teknik te automjeteve si dhe ate te prodhimit te kartave te identitetit dhe te pasaportave biometrike. Se fundmi nje tjeter sherbim eshte dhene me koncesion behet fjale per ate te prodhimit te pullave te akcizes. Madje kontrata eshte miratuar edhe ne kuvend. Kushtet e kontrates parashikojne shitjen e ketyre pullave tek privatet kundrejt nje cmimi te caktuar gje e cila pritet te rrise edhe me teper cmimet per mallra si cigaret birra apo dhe pijet e tjera alkoolike.


Ndryshojne rregullat per perfitimin e kempit

TIRAN- Perfitimi i pensionit te invaliditeti ose sic quhet ndryshe kemp tashme kalon neper procedura te reja. Nese aplikantet per marrjen e statusit te invalidit dhe per rrjedhoje edhe perfitimin e pensionit nuk jane te kenaqur nga vendimi i Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Aftesise per Pune te rrethit ata mund ti drejtohen edhe gjykates. Me pare kjo hallke nuk ka qene e parashikuar ne procedurat e daljes ne kemp por pritet te futet se fundmi me propozim te Keshillit te Ministrave. Ne mbledhjen e djeshme qeveria ka ndryshuar ligjin per sigurimet shoqerore duke perfshire edhe pushtetin gjyqesor ne vendimmarrje.

Per te perfituar pension invaliditeti qytetari duhet te paraqitet para Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Aftesise per Pune te rrethit. Nese vendimi i ketij komisioni nuk i duket i drejte ai mund te ankohet tek komisioni epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Sipas ligjit aktual vendimi i ketij komisioni eshte i formes se prere dhe nuk mund te apelohej. Kjo ishte edhe hallka e fundit ne marrjen e vendimit per dhenien ose jo te pensionit te invaliditetit ndaj dikujt qe ka humbur aftesine per pune.

Nderkohe ndryshimi i djeshem parashikon se nese qytetari eshte i pakenaqur edhe nga vendimi i Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Aftesise per Pune prane ISSH-se mund ta dergoje ceshtjen edhe ne gjykate. Ne kete rast eshte sistemi gjyqesor ai qe do te merret me ceshtjen dhe jo me ISSH-ja.


Sherbimet baze qe ofrohen nga poliklinikat

Kujdesi ne rastet e urgjences

Kujdesi shendetesor per femijet

Kujdesi shendetesor per te rriturit

Kujdesi shendetesor per grate dhe shendeti riprodhues

Kujdesi shendetesor per te moshuarit

Kujdesi shendetesor mendor

Promocioni dhe edukimi shendetesor

Paketa e Sherbimeve Shendetesore qe ofron poliklinika diagnozat

Hipertensioni

Dhimbjet e gjoksit

Angina / semundja e ishemise se zemres

Insuficience kardiake

Diabeti

Infeksionet e aparatit urinar

Anemia

Astma

Dhimbjet akute te mesit

Depresioni

Ankthi

Infeksionet e rrugeve te frymemarrjes tek te rriturit

Problemet e lekures

Problemet e prostatit

Dhimbjet e kokes

Artriti ose dhimbjet e kyceve



Kujdesi per Femijen

Monitorimi i rritjes dhe zhvillimit te femijes

Imunizimi

Shendeti i Gruas dhe Kujdesi Shendetesor Riprodhues

Planifikimi familjar

Semundjet ose infeksionet seksualisht te transmetueshme

Vizita e gjirit

Analiza e qafes se mitres

Menopauza

Shtatzenia normale

Diagnostikimi klinik dhe mjekimi gjate shtatzenise

Kujdesi pas lindjes

Sherbimet parandaluese



Kujdesi per rastet urgjente

Menaxhimi fillestar dhe stabilizimi i problemeve urgjente

Ataket e zemres

Dhimbjet e gjoksit

Frakturat

Kujdesi per gervishtjet/plaget



Kostot reale te disa ekzaminimeve shtrenjta


Mamografi 3.000 lek

Litotripsia 18.000 lek

Angiografi 40.000 lek

Koronografi 40.000 lek

Fibrosteoscopi 3.800 lek

Fibrocolonoscopi 3.800 lek


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›