Fullani: Rritja ekonomike është e qëndrueshme

Rritja e çmimeve në vendin tonë vjen si rezultat i rritjes së çmimeve në tregjet botërore. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi ndër të tjera se gjatë vitit 2011 parashikohet që të jetë i vështirë dhe kjo sidomos për shtresat e varfëra të cilat preken më shumë.
Një tjetër shkak i rritjes së çmimeve sipas Fullanit është edhe mos shfrytëzimi i shumë kapaciteteve në ekonominë tonë.
Ndërkohë përsa i përket raportit të Autoritetit të Konkurencës, Guvernatori Fullani u shpreh se në përgjithësi problemet që vërehen janë strukturore dhe sistemi bankar mbetet i mirëmonitoruar.
Pavarësisht se ecuria ekonomike sipas Guvernatorit është e qëndrueshme, ritmi i investimeve mbetet i ulët edhe përgjate vitit 2011.