Sherbimet e huaja kane prej vitesh regjistrime per shtetaret e Tiranes
U shpreh ne shtyp kunder Greqise e shkarkojne nga MPJ pas 11 vitesh ne diplomaci. Kerkohej nje simetri ndermjet rastit tim dhe atij te konsullit grek ne Korce. DENONCIMET E DRITAN HILS - Draftet e nje marreveshje me Greqine ne 1994 jane zhdukur nga Arkiva e MPJ. - Ka shenja te rifillimit te negociatave nen rrogoz per Paktin Detar. - Roli i ish-ministrave ne Marreveshjen per Varrezat. - Cili eshte ish-ministri qe vetem ne muajt e fundit nga 150 diplomate 87 i zevendesoi me njerez nga rruga.
Shtetaret e Tiranes ne marredheniet me te huajt jane peng i veprimeve te tyre. Jane regjistruar dhe klasifikuar nga sherbimet inteligjente mike apo rivale sjellje ordinere morale jashte kufijve transferta te dyshimta parash ndermarrje me partnere te dyshimte etj. Keto fakte miqve ju sherbejne per te krijuar opinion ndersa armiqve per te bere presion - rrefen ne kete interviste per Shekullin z.Hila
Ish-punonjesi i Ministrise se Puneve te Jashtme diplomati Dritan Hila eshte shkarkuar para pak ditesh nga detyra pas disa shkrimeve kritike ne shtyp ndaj politikes greke kundrejt Shqiperise. Nje nga shkrimet e tij ne shtyp qe ka ngjallur debate ishte ai me titull Hijet e vetedeklarimit pas pensioneve te homogjeneve. Qendrim kritik z. Hila ka pasur vecanerisht pas deklaratave te konsullit grek ne Korce. Per keto qendrime ai u nxor fillimisht perpara Komisionit te Gradave dhe Disiplines ne MPJ dhe u mor masa e mosngritjes ne detyre per 2 vjet. Por pak dite pas kesaj mase atij ju komunikua papritur shkarkimi. Ne kete interviste per Shekulli-n z. Hila thote se Nese mendohet se une si diplomat nuk kam te drejte te kem opinionet e mia personale per interesat e vendit tim dhe nuk kam te drejte ti shpreh ato publikisht dhe nen tager personal kjo eshte mendesi e atyre qe shtetin e konceptojne si prone personale dhe nepunesit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjise kjo quhet mendesi totalitare. Me pas ai denoncon veprimet dhe mosveprimet ne disa momente kyce ne veprimtarine e diplomacise ku ai kontribuon prej 11 vitesh. Nje nga pohimet me interesante te ketij diplomati eshte pergjigja per pyetjen pse jane kaq te mefshte dhe joperfaqesues te sensibilitetit publik politikanet shqiptare kur behet fjale per raportet me te huajt qe duhet te jene reciproke. Me poshte intervista e z. Hila per Shekulli-n dhene dje gazetarit Denis Dedej.
Z. Hila ju jeni penalizuar nga Ministria e Puneve te Jashtme me largim nga detyra pas disa shkrimeve ne shtyp ku spikatin ato per marredheniet Shqiperi-Greqi apo per raportin Marti. Ju si e konsideroni kete vendim
Pikerisht... nder arsyet kryesore pse me larguan nga ky sherbim jane opinionet e mia kritike per qendrimet ose thene me sakte mosqendrimet e ketij institucioni ndaj ceshtjeve jetike per shtetin shqiptar. Nese mendohet se une si diplomat nuk kam te drejte te kem opinionet e mia personale per interesat e vendit tim dhe nuk kam te drejte ti shpreh ato publikisht dhe nen tager personal kjo eshte mendesi e atyre qe shtetin e konceptojne si prone personale dhe nepunesit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjise kjo quhet mendesi totalitare.
Pervecse diplomat une jam edhe shtetas shqiptar i cili shikonte se si institucioni i tij ishte teresisht i pa ndjeshem ndaj kafshimeve qe fuqi te huaja po i benin territorit dhe interesave tona. Dhe per kete kisha te drejte te shprehesha te drejte qe e ushtrova dhe te cilen do te vazhdoj ta bej. Ne boten e qyteteruar ka shume diplomate qe jane njekohesisht edhe opinioniste gazetash. Mjafton te permend ketu opinionistin e Corriere della Sera Sergio Romano qe ka qene 40 vjet diplomat ne poste deri ambasador dhe 50 vjet e deri ne ditet e sotme opinionist.
A kam te drejte une ne paralajmerimet e mia per ekspansionin grek dhe perpjekjeve te Greqise per helenizimin e Jugut te vendit Kete po e paralajmerojne edhe njerez te nderuar dhe dijetare si Prof. Kristo Frasheri dhe Prof. Pellumb Xhufi KLD mediat dhe ju ne Shekulli keto dite po vini alarmin per falsifikimet e kombesise e shume raste te tjera. Duke perifrazuar George Orwellin mund te thuhet se duhet te jesh diplomat shqiptar qe mos ta vesh re kete agresion te ftohte. Duke iu kthyer ceshtjes Marty rikujtoj se para disa javesh gjate nje vizite ne Rome ministri Haxhinasto kur u pyet sa cfare masash po merren ndaj raportit te Dick Marty qe asokohe nuk ishte ende rezolute e asamblese se KiE-se u shpreh se ...nuk duhet ti japim kaq shume rendesi raportit te ketij Marty-t.... Por Marty dhe diplomacia sllave nuk e kishte marre me aq mendje te lehte kete ceshtje sa e kishte marre ajo shqiptare. Dhe neve na ka mbetur nje bela qe do te na behet havale per vite me radhe. Numri i fundit i revistes prestigjioze Foreign Policy e cilesonte qeverine e Kosoves si te perbere nga trafikante organesh. Kaq mjafton si fillim per te shijuar se cdo vije me pas.
Fillimisht Komisioni i Disiplines ne Ministrine e Jashtme ju dha nje penalizim me 2 vjet mosngritje ne grade. Por me pas eshte firmosur nje shkrese nga ministri per largimin tuaj. fare ndryshoi qe solli dhe pushimin tuaj nga puna
Urdhri i largimit tim mban daten 18 shkurt por realisht eshte firmosur me date 21 pasdite. Gjate gjithe kesaj kohe e kontrolluan dosjen time fije per fije me shpresen se mos gjenin mangesi per ta perdorur si argument shtese per largimin tim ose me vone si presion kunder meje. shte e vertete qe masa e propozuar nga komisioni ishte e lehte dhe per kete dua te falenderoj koleget e mi diplomate karriere te cmuar te cilet pavaresisht presioneve dyditore nga ministri dhe i perdoruri i perhershem sekretari i pergjithshem nuk u epen per te dhene si mase pushimin nga puna por vetem per kompromis in extremis dhane masen dy vjet mos ngritje ne grade .
Logjika ta donte qe ministri te mos dilte mbi kete mase aq me shume qe nuk ka kapacitetet e nevojshme profesionale te gjykoje nje komision ekspertesh. Por pas presioneve te ardhura nga njerez qe i ka mbi koke dhe qe e urdherojne firmosi largimin tim. shte ne kete mes edhe putra e ambasades greke e cila kerkonte nje simetri ndermjet rastit tim dhe atij te konsullit grek ne Korce por duke harruar se une mbroja sipas Kushtetutes teresine e vendit tim ndersa Ikonomus kerkonte toka dhe destabilizonte nje shtet fqinj une flisja ne emer personal ndersa ai ne emer te shtetit grek qe e kishte akredituar ne Korce. E pra sot konsulli me xhup gezon statusin e tij si diplomat ndersa une duhet te filloj betejen ligjore pse mbrojta interesat e vendit tim dhe i tregoja nga i vinte e keqja.
Z. Hila duke pasur parasysh qe keni 11 vjet karriere diplomatike si do ta vleresonit ju sjelljen e diplomacise shqiptare sidomos ne ceshtjet e koheve te fundit
Gjashte vitet e fundit do ti vleresoja si nje zbythje te vazhdueshme te diplomacise shqiptare perballe kerkesave arrogante te pales greke. Dhe kete e mbeshtes ne disa fakte Ende pala greke nuk ka firmosur marreveshjen per kufijte tokesore dhe ate per ujerat e brendshme qe kemi dorezuar ne 1994. Madje ka te dhena se draftet mbi keto marreveshje kane humbur fare ne arkivat e ministrise. Po ashtu pas zgjedhjeve te 2005-es ministria e Mbrojtjes e drejtuar ne ato kohe nga Fatmir Mediu pa njoftuar ministrine e Jashtme zhvilloi bisedime me palen greke dhe i njohu te drejten e tre varrezave duke e vene ministrine e Jashtme para faktit te kryer. Por megjithese kishte ende kohe per manovra pasi duheshin percaktuar modalitetet e identifikimit te kufomave dhe hollesi teknike te tjera nepermjet te cilave mund te fitohej kohe dhe terren komisioni i ministrise se Jashtme nen direktiven e ministrit Mustafaj - i cili ne aparence i trajtoi interesat shqiptare me mendjelehtesi por ne realitet armiqesisht per kombin qe e paguante - dhe negocimin e njeriut qe me vone do te na bente peshqesh edhe marreveshjen e ujerave ju perulen fjala me e lehte qe mund te perdor kerkesave greke duke ngritur tre varreza. Jane varreza te ushtareve te Metaxa-it pra atyre qe me 40 bombardonin fshatrat shqiptare me thirrjen Zito Vorio-Ipiro Rrofte Vorio-Epiri duke na i shitur si antifashiste. Greket u deshmuan edhe njehere si manipulatore te historise pasi aleanca antifashiste u formua pas sulmit nazist mbi ish-Bashkimin Sovjetik. Ndersa pala shqiptare minimalisht deshmoi mungesen e kompetences profesionale.
Po keshtu qendron edhe dhenia e lejeve per ndertimin e shkollave greke ne Himare dhe Korce. Dhe qershia mbi torte ishte marreveshja per delimitimin e shelfit kontinental ose qe njihet ndryshe si marreveshja e detit me Greqine. Kam permendur me pare pergjegjesine ligjore te komisionit dhe teknikeve negociues por nuk duhet harruar se kjo marreveshje kishte kohe qe kerkohej nga pala greke por u nenshkrua nga Lulezim Basha dhe u mbrojt me zjarr nga Ilir Meta. Ndersa Ilir Meta duhet te na shpjegoje se me cfare ka lidhje gjithe ai zjarr ne mbrojtjen e marreveshjes Lulezim Basha duhet te therritet nga prokuroria me akuzen e dorezimit te territorit te Republikes. Si diplomat dhe shqiptar i jam mirenjohes dhe kjo duhet thene se nese nuk do te ishte vendimi burreror dhe atdhetar i Gjykates Kushtetuese ne sot do ishim me 300 km2 me pak nga sa na lane te paret tane.
Z. Hila ka nje lloj sjellje te vazhdueshme te shtetit shqiptar te diplomacise qe perpiqet ti kaloje ne heshtje te gjitha ceshtjet sensibel per publikun. Nga eksperienca juaj keni arritur ne ndonje perfundim pse ndodh vazhdimisht ky intimidim ne politiken shqiptare kur behet fjale per raportet me te huajt qe duhet te jene reciproke dhe dinjitoze sic i kerkon qytetari shqiptar
Politikanet shqiptare te tranzicionit vinin nga nje shoqeri spartane dhe rrjedhimisht ishin te papare me boten dhe nevojtare ne kerkesa. Si fillim nje mjekim i njerezve te afert ne vendin fqinj pastaj mplekseje me bandite ordinere qe benin afera te lendeve narkotike dhe qe ne raste kapjeje nga policite e vendeve fqinje permendin emrat e protektoreve te tyre politike sjellje ordinere morale si te leshuar nga zinxhiri kur dilnin jashte kufijve me vone me rritjen e korrupsionit depozitim te ardhurash ne bankat perendimore dhe transferta te dyshimta parash dhe se fundi ngritje ndermarrjesh te perbashketa me partnere te dyshimte. Te gjitha keto nuk kane kaluar pa u regjistruar dhe klasifikuar nga sherbimet inteligjente mike apo rivale. Keto fakte miqve ju sherbenin per te krijuar opinionin ndersa armiqve per te bere presionin. Nuk jane denglat e integrimit por vetem logjika e kapjes se shtetit nga njerez me te kaluar te erret dhe peng ne sherbimet e huaja qe e shpjegon edhe rastin e fundit kur ministria e jashtme jona vetem pas presionit te medias thirri ambasadorin grek per ti kerkuar qendrim ndaj deklaratave te konsullit grek ne Korce. Po mos kishin ndodhur keto reagime Ikonomus do te vazhdonte te ligjeronte here nga Korca e here nga Boboshtica.
Pra ka mungese te theksuar profesionalizmi ne sherbimet e jashtme shqiptare dhe kjo ndikohet nga emerimet politike...
E kam thene edhe me perpara dhe e riperseris se tashme atij dikasteri i eshte bere nje transfuzion gati i plote dhe profesionistet e vertete jane ne pozicione margjinale. Sot ne ministri gjysma e punonjesve nuk perdorin germat c dhe e ne shkresat e tyre nuk dine ti formatojne dhe te kuptojne problemet. Perfaqesite jane bere strehe militantesh dhe nepotizmi ndersa ana profesionale eshte afer zeros. Ka filluar kjo politike qe ne kohen e Besnik Mustafait dhe me vone Lulezim Basha e perdori si ciflig per te krijuar tarafin e vet dhe duke bere trafik influence. Ne muajt e tij te fundit si minister nga rreth 150 diplomate qe punonin ne perfaqesite tona jashte shtetit 87 prej tyre ishin te marre nga rruga militante ish emigrante pa kualifikimin e nevojshem dhe shoke e miq te tij. Po keshtu ne periudhen e Ilir Metes ose duhej te ishe pjese e interesit elektoral te LSI-se ose e atyre private te Metes. Nese ligji parashikonte qe promovimet beheshin brenda organikes ekzistuese kjo nen administrimin Meta nuk ndodhi qofte edhe nje here.
Ju permendet me pare edhe marreveshjen per kufirin detar e cila u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Disa i tremben rikthimit te saj sic ka ndodhur thuajse me te gjitha ceshtjet e renda per publikun gjate kesaj qeverisje. Kemi te drejte te frikemi per nje rikthim te kesaj marreveshje mes Tiranes e Athines
Marreveshja detare ishte rezultantja e gjithe ndrojtjes dhe kapjes qe diplomacia shqiptare ka treguar ndaj asaj greke. Po. Ka shenja te rifillimit te negociatave nen rrogoz dhe tashme duhet te jemi te gjithe vigjilente. Dhe qe kjo te mos ndodhe gjithe opinioni duhet te kerkoje qe edhe ne kete ceshtje te filloje te veproje drejtesia pasi te duash Shqiperine eshte nje ndjenje qe nuk paguhet se e kemi per detyre por ta shesesh ate eshte nje krim denimit te te cilit nuk duhet ti shpetoje dot askush ne kete jete me burg dhe ne te pertejmen me perbuzje kombetare.