Elbasan, falimentojnë bizneset

Kriza ekonomike ka dëmtuar ndjeshëm biznesin ne rajonin e Elbasanit. Vetëm ne qytet, për vitin 2010, kane falimentuar 450 biznese. Nga këto mësohet se 280 janë biznese te vogla, si dyqane ushqimore, apo lokale. Biznesmenët tregojnë se shkak janë si taksat e larta, ashtu edhe rënia e fuqisë blerëse. Shifra e bizneseve qe kane mbyllur aktivitetin konfirmohet nga Drejtoria e te Ardhurave ne Bashkinë e Elbasanit, qe e lidh këtë fenomen me krizën ekonomike qe ka përfshirë vendin.
Shpërndaje