E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Federale e Gjermanisë njeh pasaportat e reja elektronike të Republikës së Shqipërisë

Konfirmon Ambasada gjermane në Tiranë

TIRANE – Qeveria Federale gjermane njeh pasaportat e reja elektronike të udhëtimit, shërbimit dhe diplomatike të Republikës së Shqipërisë.
Informacionin e ka bërë të ditur dje Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, të shpërndarë për mediat.
Nëpërmjet këtij njoftimi, mësohet se, “Qeveria Federale gjermane, me anë të një procedurë të përshpejtuar, ka njohur përkohësisht pasaportat e reja elektronike të udhëtimit, shërbimit dhe diplomatike të Republikës së Shqipërisë. Për rrjedhim Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë do të pajisë me viza edhe pasaportat e reja menjëherë pas lëshimit të tyre”.
Ambasada sqaron se vizat në pasaportat ekzistuese do të ruajnë vlefshmërinë e tyre. “Ambasada tërheq vëmendjen, se vizat në pasaportat ekzistuese e ruajnë vlefshmërinë e tyre edhe nëse mbajtësi pajiset me pasaportë udhëtimi elektronike”, njoftonte midis të tjerave Ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›