E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha reagon ndaj vendimeve të opozitës: Uroj që socialistët të mos ndikohen nga vendimet e familjarëve Rama - Eftimi

Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbrëmje se "uroj që vendimet e opozitës të mos diktohen nga vendimet familjare Rama-Eftimi".


Kryeministri Berisha gjatë një konference shtypi, iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me qëndrimin kontestues të opozitës për pajisjen e shtetasve me karta identiteti. "Opozita është sovrane, por uroj që vendimet e saj të mos diktohen nga vendimet familjare Rama-Eftimi, të cilët i lejuan vetes aktin e shëmtuar të marrjes së 19 lejeve të ndërtimit, nga 30 të tilla, të dhëna nga KRT-ja e Tiranës. Kjo përbën një akt poshtërues për qytetarët e kryeqytetit. Çfarë kryetar opozite është ai (Rama) që ia paraqet qytetarëve trillimet si alternativa", tha z. Berisha. Kryeministri ripërsëriti se procesi i letërnjoftimeve po shkon normalisht dhe se qeveria garanton pajisjen me to për 700 mijë shtetas që nuk e kanë këtë dokument.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›