Rehn deklaron: Brenda vitit çdo vend që plotëson kushtet pa viza me BE

Bashkimi Evropain do të duhej që deri nga fundi i vitit t'i heqë vizat për të gjitha vendet, të cilat i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, tha sot në Bruksel Komisioneri për Zgjërim i BE-së. Komisioneri Olli Rehn i bëri këto komente pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski. Tre ditë më parë ishte ministri ynë i Jashtëm Lulzim Basha i cili deklaroi publikisht se brenda prillit të 2010 qytetarëve shqiptarë nuk do u kërkojë askush viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian. Të njëjtën gjë pohoi edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në një takim para dy ditësh me banorët e Rubikut. Ndërkohë nga ana tjetër kreu i qeverisë Sali Berisha ka marrë përgëzimet e liderve ndërkombëtarë për refomat e ndërmarra dhe për standartet e plotësuara. Lëvizja e lirë pa viza ka qenë një nga premtimet që qeveria e djathtë u ka bërë shqiptarëve.
...