E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria, jashtë hartës së trafiqeve ilegale që dëmtojnë vendet e BE-së”

Vlerëson Ministri i Brendshëm i Italisë Roberto Maroni

TIRANE – “Nga brigjet e Shqipërisë dikur kishte emigracion ilegal masiv, aktualisht ky emigracion është në kuotat zero. Shqipëria është tërësisht jashtë tranzitimit të emigracionit ilegal në drejtim të vendeve të BE-së”.
Ky ka qenë vlerësimi i Ministrit të Brendshëm të Italisë, Roberto Maroni, të bërë në konferencën “Ndërmesdhetare mbi Emigracionin dhe Sigurinë e Kufijve”, që u zhvillua në datat 16 dhe 17 prill në Roea, Romë, me iniciativën e Ministrisë së Brendshme italiane. Në këtë konferencë morën pjesë drejtuesit e Policisë Kufitare të të gjitha vendeve mesdhetare si dhe disa vende të Afrikës dhe Azisë.
Në përshëndetjen e tij, Ministri i Brendshëm Italian Roberto Maroni foli rreth fenomenit të migracionit ilegal në drejtim të Italisë dhe si rrugë zgjidhje të këtij fenomeni përmendi rastin e Shqipërisë, ku ai me nota pozitive theksoi se, “nga brigjet e këtij vendi dikur kishte emigracion ilegal masiv, aktualisht ky emigracion është në kuotat zero”.
Si shembull të mirë Shqipërinë e përmendi në diskutimin e tij edhe Drejtori i Përgjithshëm i ICPMD-së
Gjatë gjithë diskutimeve të paraqitura në harte u vu re dhe u provua qartë se harta e Shqipërisë ishte tërësisht jashtë tranzitimit të emigracionit ilegal në drejtim të vendeve të BE-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›