Qeveria: “Jo” kërkesës së Omonias
Autori i Lajmit: red.
“Burime zyrtare pranë Qeverisë shqiptare shprehen se dokumenti që i referohet organizata "Omonia" është Konventa në Kuadër të Këshillit të Evropës, “Për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare” (neni 10) ku përcakton ndër të tjera që minoritetet kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në zonat ku ata banojnë tradicionalisht, në marrëdhëniet midis tyre dhe me organet administrative”
Qeveria i përgjigjet negativisht “Omonias”. Burime pranë Ekzekutivit pohojnë se kërkesa e minoritetit grek në Shqipëri për përdorimin e greqishtes si gjuhë e dytë nuk qëndron, ndër të tjera, edhe për shkak se Shqipëria nuk është e regjistruar në konventën e gjuhëve rajonale. Ndryshe nga sa i referohet organizata "Omonia" në kërkesën e saj se Shqipëria duhet të respektojë konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar, rezulton se pikërisht në këtë drejtim ajo gabohet. Të njëjtat burime zyrtare pranë Qeverisë shqiptare shprehen se dokumenti që i referohet organizata "Omonia" është Konventa në Kuadër të Këshillit të Evropës, “Për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare” (neni 10) ku përcakton ndër të tjera që, minoritetet kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në zonat ku ata banojnë tradicionalisht, në marrëdhëniet midis tyre dhe me organet administrative”. Dhe, realisht, minoritetit grek në Shqipëri nuk i janë krijuar pengesa për të mësuar dhe përdorur në marrëdhëniet midis tyre gjuhën greke, përkundrazi në disa rrethe të vendit janë hapur prej vitesh shkolla ku mësohet dhe përdoret lirisht gjuha greke.
Omonia
Këshilli i Përgjithshëm i “Omonias” i ka kërkuar pak ditë më parë Qeverisë Shqiptare të njohë greqishten si gjuhë të dytë zyrtare. Kjo kërkesë e “Omonias” është bazuar në vendimin e fundit të Parlamentit të Shkupit, për të njohur si gjuhë zyrtare ato të komuniteteve etnike. “Duke iu referuar vendimit të fundit të Parlamentit të Shkupit, për të njohur si gjuhë zyrtare ato të komuniteteve etnike, Këshilli i Përgjithshëm i OMONIA-s, fton Qeverinë Shqiptare që të përmbushë detyrimin e saj, që rrjedh nga konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar si palë, por edhe për përdorimin e gjuhës së Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri në dokumentet zyrtare, ashtu siç theksohet në Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për minoritetet greke”, - nënvizon deklarata zyrtare e OMONIA-s. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s, e drejtuar nga kryetari i saj, Vasil Bollano, ka lëshuar dhe një tjetër ultimatum ndaj Qeverisë Shqiptare: “Me ndjenjë përgjegjësie u diskutuan problemet që lidhen me çështjen e pronave, duke i kushtuar rëndësi të veçantë procesit të kalimit të pronave shtetërore nën juridiksionin e komunave”, - pohuan burimet zyrtare të kësaj organizate. Mësohet se në diskutim është theksuar në mënyrë të veçantë se OMONIA nuk ka për të bërë asnjë lëshim për sa u përket pronave.
Bollano
Kryebashkiaku i Himarës, njëkohësisht dhe kryetari i “Omonias”, Vasil Bollano, ka shpjeguar dy ditë më parë kërkesën e kësaj organizate. Ai e cilëson si të domosdoshme njohjen e greqishtes si gjuhë të dytë zyrtare, kërkesë kjo që tashmë i është bërë zyrtarisht qeverisë nga organizata, e cila mbron interesat e minoritetit grek në vend. Edhe pse e pranon një fakt të tillë, Bollano është treguar jo i drejtpërdrejtë në përgjigjet e tij, por që vendimet e marra nga Këshilli i Omonias është i detyruar t i pranojë. “Unë, si kryetar i komunitetit minoritar grek, i mbështes maksimalisht të gjitha vendimet e marra nga anëtarët dhe Këshilli i Përgjithshëm i Omonias. Në kuadër të marrëdhënieve dhe bashkëpunimt me BE, në kuadër të të drejtave të njeriut dhe në kuadër të paktit të stabilitetit, pakte të cilat një pjesë të tyre qeveria i ka ratifikuar dhe patjetër që këto janë në dobi të të dy popujve për një bashkëpunim më të frytshëm drejt një integrimi të plotë në BE”, - tha kryetari i Omonias. Për sa i përket vendimit të marrë nga Këshilli i Përgjithshëm për kërkesën për gjuhën greke Qeverisë Shqiptare ai nënvizoi se “unë nuk mund të analizoj vendimet që merr ky këshill, unë jam i detyruar, si kryetar i saj, t i vlerësoj dhe të përcjell imazhin e këtij minoriteti në kuadër të shtetit shqiptar”.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008