LSI: “Të zbardhet vendimi i Qeverisë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Lëvizja Socialiste për Integrim reagon pas lejes që Qeveria shqiptare i ka dhënë Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e dy parkingjeve, njëri përpara stadiumit “Qemal Stafa” dhe tjetri në parkun “Rinia”. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në LSI, Luan Rama, ka kërkuar të jepen sqarime se mbi ç bazë është bërë përzgjedhja e subjekteve që do të ndërtohen këto parkingje. Sipas tij, problemi i madh i trafikut në kryeqytet nuk mund të zgjidhet përmes vendimesh që nuk bazohen mbi një masterplan të detajuar dhe të miratuar paraprakisht, dhe as me mungesën e transparencës, që është bërë praktikë e të gjitha vendimmarrjeve që kanë të bëjnë me mjediset publike, qofshin këto sheshe, sipërfaqe të gjelbërta apo terrene sportive. “LSI mbështet çdo nismë ligjore, institucionale, transparente dhe që çon në zgjidhje funksionale të problemeve të mëdha të trafikut në kryeqytet, por ndërkaq kërkon të dijë përse do të prishet parku “Rinia”, cili institucion e ka miratuar një projekt të tillë dhe përse ky projekt nuk i bëhet i njohur publikut”, - tha Rama. Ai pohon se është në praktikën e funksionimit demokratik të qeverisjes vendore pjesëmarrja e komunitetit në vendimmarrje që lidhet me cilësinë e jetës së tyre, por qytetarët e Tiranës jo vetëm ndihen të përjashtuar nga e drejta për të diskutuar dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes në projektet që kanë të bëjnë me qytetin ku jetojnë, por në mënyrë paradoksale gjenden përpara faktit të kryer dhe përballë vendimesh të marra në mungesë të plotë të transparencës. “Për shkak të një politike antiqytetare, pas vendimit të fundit për ndërtimin e dy parkingjeve në parkun Rinia dhe përpara stadiumit “Qemal Stafa”, Tiranës mund t i shtohen dy parkingje që nuk janë më shumë se 500 metra larg njëri-tjetrit, por do t i mungojë parku “Rinia” dhe pemët e tij, për të cilin u bënë tërë ato investime pas prishjes së kioskave për ta rikthyer në mjedis të gjelbër”, - u shpreh sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI. Madje, sipas tij, Tiranës do t i shtohet betoni dhe hekuri, por nuk do t i zgjidhen problemet e mëdha të trafikut, gjithashtu do t i shtohet edhe një hapësirë tjetër tregut të monopoleve të kontrolluara nga njerëzit me pushtet, për sa kohë mungon një plan qoftë edhe për rrjetin e parkingjeve, dhe që të mbulojë gjithë hapësirën e qytetit të Tiranës.
S.T
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008