Qeveria: Kredi pa interes për të pastrehët
Secili nga të 5000 personat në listën e përfituesve të kredive për strehim, nga ky moment mund të aplikojnë pranë zyrave rajonale të entit të banesave për marrjen e kredisë me normë interesi zero. Udhëzimi i ditëve të fundit i qeverisë eleminon koston e kredisë për të pastrehët, e parashikuar fillimisht në nivelin 3 për qind. Zvministri i Financave Sherefedin Shehu, shpjegoi për TV KLAN detajet e kësaj skeme, që ju vjen në ndihmë të pastrehëve në të gjithë vendin.
Shuma e kredisë së dhënë varjon në bazë të numrit të anëtarëve të familjes së pastrehë dhe qytetit ku do blihet banesa. Në dispozicion të kësaj skeme, qeveria për këtë vit ka vënë një fond prej 300 milionë lekësh. Skema prek edhe personat të cilët kanë përfituar kredi për strehim me interes 3 për qind, duke bërë të mundur zerimin e interesave mujore dhe rimbursimin e pagesave të kryera deri tani.