11 persona të tjerë të dyshuar me A H1N1
11 persona të tjerë i shtohen listës së të dyshuarve si të prekur nga gripi i derrit në vendin tonë. Analizat e tyre janë dërguar në laboratorin e referencës në Rumani, pasi në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik u konfirmua se ata janë të prekur me gripin A. Analizat e specializuara do të japin përgjigje nëse këta persona janë infektuar ose jo me virusin A H1N1. 8 prej të dyshuarve janë nga Tirana, 3 të tjerë nga rrethet.
Zyrtarisht Shqipëria numëron 8 persona të prekur nga virusi A H1N1. Duke ju referuar rasteve të dyshuara specilastët shprehen se deri më tani kjo pandemi nuk ka prekur moshën pediatrike.
Specialistët konstatojnë se pandemia që po qarkullonë të gjithë botën nuk është më aq agresive sa u shfaq në Meksikë, ku mori jetën e mbi 150 personave.