E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, MMPPT do të japë vetëm 8 licenca

Ministria e Transporteve do të ketë të drejtën të japë vetëm 8 licenca nga 30 që jepte deri tani. Sipas drejtorit të reformës rregullatore, Ymer Shllaku, ulja e numrit të licencave ka ardhur pas vendimit të qeverisë për heqjen e rreth 103 licencave në të gjithë vendin.

Sipas Shllakut, licensat e transporteve do të jepen vetëm për zbatim punësh publike dhe mbikëqyrje, kolaudim, transport ndërkombëtar udhëtarësh me autobus, si dhe licencimi për linja të rregullta ndërkombëtare detare për transport automjetesh ose udhëtarësh.

Në bazë të vendimit të qeverisë, të miratuar javën e kaluar, që nga Korriku i këtij viti licencat që jepen nga pushteti qendror do të reduktohen nga 160 në 62, ndërkohë që të tjerat do të sistemohen në "One Stop Shop". Këto 62 leje dhe licenca që mbeten, janë minierat, ujërat dhe të tjera biznese, të cilat ruhen në çdo vend, ndërsa heqja e tyre është konsideruar si një përmirësim i sigurt i mëtejshëm i shërbimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›