E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Po shpërdorohet nafta

Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj, asaj që ajo e quajti si shpërdorim të 10 milionë eurove nga qeveria për naftë. Në një komunikim me median, anëtarja e kryesisë së PS-së, Lindita Nikolla, tha se është e pafalshme, që ministrat e qeverisë Berisha, të përdorin karburantin e shtetit për makinat e tyre.

“Ky fakt është i pafalshëm. Edhe njëherë, Berisha dështoi, duke mos investuar në ato projekte të cilat do të siguronin një ndryshim të prekshëm në jetën e shqiptarëve.Me paratë e cuara dëm për karburant, mund të ishte investuar në arsim dhe shëndetësi, mund të ishin rritur rrogat dhe pensionet për mbi 70,000 individë. Por fatkeqësisht, Sali Berisha vendosi t’i djegë këto para të taksapaguesve shqiptarë”-tha Nikolla gjatë një konference për shtyp.

Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme bëri të ditur se blerja e sasisë së naftës, është normale në çdo fillim viti dhe se ajo nuk po përdorej për fushatë elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›