Qeveria Rama dominoi politiken e javes
Temperaturat e larta kapën rekodin në fillim të javës.
Por vala e të nxehtit politik u ngrit vetëm nga mesi i saj.
Edi Rama nuk priti fillimin e muajit gusht.
Mesditën e 31 korrikut nga zyra e kryeministrit të zgjedhur, shpalli kabinetin e tij qeverisës.
Një kryeministër, një zëvendëskryeministër dhe 19 ministra, 5 prej të cilëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Mandatet e deputetëve u lanë për postet në qeveri.
Nga 1 në qeverinë Berisha, 6 shkoi numri i zonjave në qeverinë Rama.
Numri i tyre në Kuvend do të rritet edhe më shumë pasi lënia e mandatit të deputetit dhe mos respektimi i kuotës gjinore në listat e kandidimit bën që nga 16 deputetë të rinj 11 do të jenë gra.
Rama rriti numrin e ministrive, por nga 8 vite më parë devizën e qeverisjes në thelb nuk e ka ndryshuar.
“Me nder e me duar të pastra në shërbim të popullit shqiptar!”
Filozofinë e tij për të rilindur vendin, Edi Rama e nis nga ekipi me të cilin do të qeverisë. Ministrat socialistë janë të gjithë brezi i ri, të ardhur me Edi Ramën në selinë rozë ose prurje të tij në këto vite.
Mungojnë ata që mund të cilësohen si senatorët e PS, ata që përveç eksperiencës së gjatë si militantë kanë edhe përvojë si ish-kryeministra, ministra, kryetarë Kuvendi.
Zgjedhje personale për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit mund të jetë njëra arsye. Tjetrën e sqaroi i zoti i punës: Për të mos e zbrazur sallën e kuvendit nga zërat e përvojës parlamentare-
Të rinjtë do e nisin eksperiencën e tyre institucionale në ekzekutiv. Rama : të rinj që do marrin shumë patate të nxehta në duar
Por që duart të mos u digjen ka menduar sërish kryeministri. Ministrat pa përvojë do t’i kenë përpunuesit e produkteve të tyre në Kuvend, ata që i ndihmojnë vitet e gjata të punës parlamenare dhe ekzekutive.
“Për t’i dhënë eksperiencës rolin që i takon në komisionet parlamentare, ku do brumoset çdo reformë për Rilindjen”.
Për të rinjtë kompetencat i mori Erjon Veliaj. Ministrinë e Emigracionit si ai dhe eprori i tij e lanë në harresë, madje Edi Rama nuk kujton as ta ketë premtuar ndonjëherë (E kane premtuar camet)
Por arkivë e sigurt premtimesh mbetet media. Minimalisht ky pemtim është bërë në të shumtat takime ku ju bëhej thirrje emigrantëve të vinin të votonin Rilindjen më 23 qershor
Edhe per përfshirjen e 6 zonjave në qeveri filozofia është e njëjtë. 5 ministret e socialistëve vijnë nga ekipi i ri Rama në PS. Kodheli e Gjermeni janë të vetmet që kanë pas krahëve eksperiencë parlamentare 4 vjecare. “Përzgjedhja e ministrave është bërë për t’i gjetur punëve e sfidave njerëzit dhe jo njerëzve një punë në qeveri”
Edhe pse sfidat jo gjithnjë i kanë sipas profileve profesionale. Një ekonomiste në krye të ministrisë së mbrojtjes; një ish kryetare minibashkie që do merret me arsimin e sportet dhe shembujt e ngjashëm janë të shumtë brenda kabinetit .
“Nuk kemi qeveri teknike por politike”.
Vetë është një piktor kryeministër, por nuk e pengon të mos besojë tek suksesi
LSI nuk surprizoi, madje në një pjesë të saj ka vazhdimësi, tre ministra vijnë nga qeveria Berisha tek qeveria Rama. Ndryshojnë postet që mbajnë. Nuk dihet nëse do të ndryshojnë dot aq shpesh sa në kabinetin e mëparshëm, tani që nuk janë më as deputetë.
“Qeveria, fryt i dialogut strategjik me Ilir Metën; kemi punuar me qetësi e durim”.
Qetësia e negociatave të mbajtura mes Tiranës e bregdetit të jugut, u ka ardhur përshtat dy aleatëve strategjikë për ndarjen e ministrive mes vetes. Edhe pse me një numër më të madh ministrash se qeveria Berisha, në ekipin e ri nuk ka mbetur vend për aleatët e vegjël, as për ata që kanë siguruar mandate deputetësh në Kuvend.
Kemi cmuar se barra e mandatit të 23 qershorit i është dhënë si barrë PS për ta cuar së bashku. Mosndarja e kësaj barre nuk është shpërfillje, por përgjegjësi.
Vend nuk kishte as për Spartak Ngjelën, opozitarin anti Berishë ku Rama është mbështetur gjatë viteve jo të lehta në opozitë.
“Me keqardhje e them por s’kemi rënë dakord. I është propozuar, ka refuzuar”.
Pyetjes se kush është posti që i është propozuar, Rama iu përgjigj: Te mos merremi me thashetheme tani.
“Më vonë avokati sqaroi në facebook se nuk mund të pranonte një ministri tjetër veç asaj të drejtësisë, pasi opinioni publik do ta shihte përfshirjen e tij në qeverisje, qoftë dhe për marrëdhëniet me Parlamentit për përfitim material”.
Për Ramën nuk ka qenë e thjeshtë përballja e parë me justifikimin e ekipit të ri, bashkëprodukt me Ilir Metën.
“Duke e lënë në gjykimin tuaj e të publikut shijen e këtij fruti”.
Edhe temperaturat emocionale në një sallë të pakondicionuar, në mesditën 38 gradëshe të 31 korrikut, ishin një test jo i lehtë për Edi Ramën në kostumin e kryeministrit.
Detyra e kryeministrit imja, por pushteti do jetë i popullit
Por me ndonjë rrëshqitje jo edhe aq politike
“Një qeveri që po bën rrush e kumbulla atë rrush që i kam mbetur në dorën e vet”.
E me vetëpërmbajtje për realitetin e ri, që i del me zë të lartë.
Edi Rama tashmë flet si kryeministër edhe pse detyrën do e marrë në shtator. Të paktën ai do të jetë me mandat deputeti, një mbrojtje që e merr për herë të parë, nga e cila ka zhveshur të gjithë ekipin e tij qeveritar. Një ekip që Sali Berisha, kryeministri në ikje e priti me ironi: “asgjë e re nga fronti i 1 prillit”.
Sa për patatet e nxehta ndryshe nga Rama, Berisha nuk i lidh me të rinjtë, por me më të vjetrin, ministrin e Financave Shkëlqim Canin.
Tek jehona që vjen nga e shkuara zë fill dhe reagimi nga selia blu e rivalit politik të Edi Ramës, Lulzim Basha.
“Në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e të shkuarës së palavdishme dhe të bëmave të errëta të anetarëve të këtij ekipi eksperimental.
Eksperimental, sepse sipas tij është i paaftë, pa eksperiencë me reflekse korruptive dhe autoritare.
Dhe këtu nuk hyjnë duart e pastra, por vetëm një plotësim dëshire që Ramës mund t’ia përmbushë më së miri ekipi që e rrethon
‘Do i shërbejë kryetarit për të përmbushur ëndrrën e tij për t’u ndjerë Kryeministër dhe jo për t’ju shërbyer qytetarëve!”
Të tijët Rama i mblodhi në selinë rozë një ditë pasi i shpalli ministra. Një kafe pune ku u morën porositë e para. Kohë për pushime nuk ka, mund të shfrytëzojnë vetëm ditët e para të gushtiT, dhjetë të tilla
Më pas puna e të rinjve që kanë shumë për të mësuar duhet të nisë menjëherë . Kërkohet një program emergjent të detajuar për çdo ministri për 100 ditët e para. Për patetizëm apo për nevojë thirrjet i kanë shëprndarë edhe në Facebook
Për Sali Berishën, kryeministrin që ka hyrë në muajin e fundit të qeverisjes pritshëmria është zero nga një skudër që sic shkruan ai kryesohet nga i vetmi kryeminister i 20 viteve të fundit në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me nje vilë dhe nje pallat 5 katësh me burim financiar të panjohur.
Më pas i merr me radhë abuzimet ministrat të ardhshëm për të arritur epiteti i radhës
"Ansambli lukunia"! Këtij i thone ndryshim! Perpara drejt Kleptokracisë!
Reagimi në media ishte i larmishëm. Në studion e abc neës qeveria e re u analizua nga Prec Zogaj dhe Fatos Lubonja
Qeveria u shpall para çertifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve, madje u përllogaritën dhe deputetët e rinj që do të përfitonin nga lënia e mandatit prej atyre që do të jenë ministra.
Më 2 gusht, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan ndarjen e mandateve përmes një debati të fortë procedurial. KQZ nuk mund të merrte vendim pa kuorum dhe kësaj PS I kishte paraprirë duke vënë Kolegjin Zgjedhor më herët në lëvizje. Demokratët në opozitë e cilësuan vendimarrjen e kolegjit për 12 qarqet antikushtetuse dhe nën presion politik.