E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Rritja ekonomike, më e ulët nga ç’pritej

TIRANË- Përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2011, si pas qeverisë, rritja ekonomike nuk e ka kaluar normën 3.4%, mjaft larg normës prej 5% të rritjes parashikuar nga ekzetuvi në tërësi për vitin që po përfundon.

E dhëna vjen përmes projekt-dokumentit buxhetor afatmesëm 2012-2014, të publikuar fundjavës së shkuar në fletoren zyrtare, dokument përmes të cilit këshilli i ministrave analizon të dhënat ekonomike të deritanishme dhe pritshmëritë për tre vitet e ardhshme.

Sipas qeverisë, rritja ekonomike ka vazhduar të jetë pozitive edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 edhe pse kjo rritje rezultoi më e ulët nga parashikimet fillestare dhe kjo si rezultat i disa faktorëve dhe veçanërisht si rezultat i faktorëve të brendshëm joekonomikë.
(Lajmin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›