Kancelarja gjermane Angela Merkel sot ne Kosove

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet te qendroje sot per nje vizite disa oreshe ne Kosove. Gjate qendrimit atje ajo pritet te takohet me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci perfaqesuesit e mekanizmave nderkombetare dhe do te takoje ushtaret gjerman qe sherbejne ne kuader te forcave paqeruajtese te udhehequra nga NATO-ja.
Ushtaret gjerman u sulmuan me 28 nentor nga protestuesit serbe ne veriun e Kosoves te cilet po mbajne te bllokuara rruget ne ate zone ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate pjese.
Incidentet e dhunshme ishin vendimtare per shtyrjen e vendimit te Bashkimit Evropian per ti dhene Serbise statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Me e prera ne qendrimin e saj ishte kancelarja gjermane Angela Merkel e cila tha se Serbia nuk i ka permbushur kushtet per afrimin e saj me strukturat e Bashkimit Evropian ndersa ka krijuar nje mjedis per dhune ne veriun e Kosoves. Ajo ne fillim te dhjetorit terhoqi verejtjen se rruga e Serbise drejt Bashkimit Evropian mund te realizohet vetem nepermjet normalizimit te marredhenieve me Kosoven.
Kjo ka bere qe vizita e kancelares gjermane te vleresohet shume rendesishme nga autoritetet ne Kosove qe kete e shohin si nje rikonfirmim te mbeshtetjes germane per pavaresine e Kosoves duke pasur parasysh edhe rolin e Gjermanise ne kuader te Bashkimit Evropian.
Vizita e kancelares Merkel shihet me sy jo te mire nga autoritetet serbe pasi ata e fajesojne ate si shkaktaren kryesore qe Serbia nuk morri statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian.