E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet në moshën 69-vjecare, presidenti i Koresë së Veriut

KORE E VERIUT- Ndërron jetë në moshën 69-vjecare presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-il.

Televizioni korean lajmëron se Kim Jong-il, i cili ka udhëhequr vendin komunist që nga vdekja e babait të tij në vitin 1994, vdiq në një tren duke vizituar një zonë jashtë kryeqytetit të shtunën rreth orës 8:30.

Pas vdekjes së udhëheqësit korean, pasardhësi i tij mendohet të jetë djalin e tij i tretë. Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, u bëri thirrje njerëzve për të mbështetur pasardhësin e ri të vendit.

Funerali për Kim Jong-il do të mbahet në Pyongyang më 28 dhjetor bën me dije agjencia KCNA. Korea e Veriut do të mbajë zi kombëtare për udhëheqësin e saj nga data 17-29 dhjetor.

Kim Jong-il, do mbahet më shumë mend për sfidimin që i bëri komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të Koresë së Veriut vuanin nga uria.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Foto të presidentit ndër vite

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›