Qeveria: Shteti komunist rrenoi komunitetet fetare, ndaj ndihmojme
Ne relacionin qe shoqeron projektin per financimin e komuniteteve fetare, theksohet se arsyet e kesaj ndihme, lidhen edhe me shkaterrimin qe i beri sistemi komunist fese. Keshtu ne relacion theksohet se shteti komunist denoi me vdekje dhe internim 302 klerike, te arsimuar kryesisht ne Perendim, rrenoi nga themelet 138 objekte kulti ne vend, ndersa ato qe mbeten u konfiskuan dhe i tjetersuan, duke u kthyer ne magazina, reparte e depo ushtarake, duke demtuar plotesisht infrastrukturen e fese. Po keshtu theksohet se edhe ne periudhen pas viteve '90, per arsye te zvarritjes, moszbatimit dhe boshllekut te bazes ligjore, i perfituan nga te trete ne menyre abuzive, me mijera hektare toke si dhe shume objekte mbi pronat e tyre.