E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndalon te dyshuarin, Renato Hebeja

Xh. Beharaj

FIER - Rrihet noteri pasi nuk ka pranuar qe te noterizoje dokumente te parregullta. Ngjarja ka ndodhur ne Fier. Noteri Durim Lekdushi eshte share, rrahur e me pas i jane prishur dhe orendite e zyres nga Renato Hebeja 34 vjec, i cili eshte me detyre ndihmes avokat i kunatit te tij, Ylli Hasimetaj. Ngjarja ne fjale ka ndodhur pasditen e djeshme rreth ores 18:15 minuta ne afersi te Gjykates te Shkalles se Pare te Fierit. Pas kesaj, Lekdushi ka njoftuar policine e cila ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes e pak me pas ka bere te mundur dhe shoqerimin e autorit te kesaj ngjarje. Renato Hebeja i cili prej policise njihet si kontingjent i perdorimit te lendeve narkotike, kryesisht hashash, eshte i punesuar prej kunatit te vet, Ylli Hasimetaj si ndihmes avokat. Burimet zyrtare te Policise se Fierit thane se, Hebeja i ka kerkuar Lekdushit qe te noterizonte disa dokumente, qe per noterin ishin te parregullta. Por kerkeses se Hebejas, noteri i eshte pergjigjur se, nuk mund te noterizoje dokumente te tilla te parregullta, pasi jo vetem do te kishte probleme edhe vete ai. "Ky noterizim nuk behet. Shko diku tjeter", mesohet te kete thene noteri Lekdushi. E menjehere pasi ka marre kete pergjigje, Hebeja ka nisur me sharjet dhe me pas e ka qelluar me grushte noterin. Ne tentative per t'u mbrojtur, Lekdushi e ka shtyre Hebejen por me pas, ai ka filluar qe te godas orendite qe ishin ne zyre, duke i demtuar rende.

Policia

Pas ngjarjes, noteri Durim Lekdushi ka njoftuar policine, duke bere dhe kallezim. Pas kesaj, ai ka shkuar ne spital ku ka marre ndihmen e pare mjekesore e me pas eshte rikthyer ne polici ku ka kryer edhe ballafaqimin me Hebejen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›