Qeveria, jepen 113 milione leke per komunitetet fetare

Qeveria ka vendosur te jape 113 milione leke per te gjithe komunitetet fetare ne vend, per te ruajtur traditen e mire te bashkejeteses dhe tolerances fetare ne vend, por edhe per te shprehur mirenjohjen ndaj vlerave qe keto bashkesi kane kultivuar ne vite. Kryeministri Berisha gjate fjales se tij, deklaroi se ky vendim i marre nga qeveria ka nje rendesi te jashtezakonshme per infrastrukturen shpirterore te kombit shqiptar. "Duke konsideruar laicizmin si trashegimine, traditen me te shkelqyer te shtetit, natyrisht besimet fetare jane gurrat e medha, te cilat ushqejne shpirtin njerezor, shpirtrat e shqiptareve. Ato kane dhene nje kontribut te madh ne rindertimin e vlerave, te agresuara nga nje regjim barbar, me shume se ne cdo vend tjeter, ne Shqiperi", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se puna e ketyre institucioneve ka qene e madhe, duke kthyer Shqiperine ateiste te sistemit komunist, ne nje vend qe respekton fene. Komuniteti me i privilegjuar nga financimi i qeverise eshte ai i Bektashinjve, i cili do te perfitoje nje shume prej 7.2 milione lekesh, pervec financimeve qe do t'i vijne per punonjesit e personelit, arsimit dhe investimeve. Keto te ardhura shtese per kete komunitet, theksohen se shkojne per nevojat e tyre te shumta per te zgjeruar veprimtarine e tyre, duke qene se ky komunitet fetar e ka qendren ne Tirane. "Kryegjyshata Boterore Bektashiane, me qender ne Tirane, e shtrin veprimtarine e saj ne disa shtete, si SHBA, Maqedoni, Kosove, Greqi, Egjipt, Turqi etj per te cilen nevojiten shpenzime shtese. Ne keto kushte parashikohet nje mbeshtetje financiare, e cila do te percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave dhe qe mendojme te jete modeste, rreth 7.2 milione leke ne vit, e cila do te ndryshoje ne vite, ne raport me nevojat dhe mundesite", theksohet ne relacionin qe i bashkengjitet ketij vendimi. Sipas vendimit te qeverise, kjo ndihme financiare vjen per pasoje se situata financiare per keto komunitete sa vjen dhe po veshtiresohet. Ne relacion theksohet se nje gjendje e rende ndihet sidomos ne Komunitetin Bektashi dhe ate Mysliman. Po keshtu ne relacion theksohet se edhe per Komunitetet fetare Ortodokse dhe Katolike, mbeshtetja financiare nga jashte po vjen duke u pakesuar, gje qe ne te ardhmen do te jete edhe me e ndjeshme. Sipas vendimit te miratuar dje, qeveria do te paguaje edhe nje shume prej 46 milione lekesh per te paguar nje pjese te pagave te 450 punonjesve te administrates te institucioneve fetare ne vend. Nderkohe qe aktualisht ne bashki, punojne dhe 1600 klerike, por mbeshtetja do te jete vetem per administraten. Po keshtu nje shume prej 50 milione lekesh, do t'ju jepet per sistemin e tyre arsimor dhe 10 milione leke per investime.
Tabela e miratuar per ndihmen financiare per kater komunitet fetare:
Punonjes personeli 46 milione leke
Arsimi 50 milione leke
Kryegjyshata Boterore Bektashiane 7.2 milione leke
Investime 10 milione leke
Totali 113 milione leke
Propozimi paraprak i Ministrise se Financave:
Punonjes personeli 46milione leke
Arsimi 37 milione leke
Kryegjyshata Boterore Bektashiane 7.2 milione leke
Investime 10 milione leke
Totali- 100 milione leke
Tabela e miratuar per ndihmen financiare per kater komunitet fetare:
Punonjes personeli 46 milione leke
Arsimi 50 milione leke
Kryegjyshata Boterore Bektashiane 7.2 milione leke
Investime 10 milione leke
Totali 113 milione leke
Propozimi paraprak i Ministrise se Financave:
Punonjes personeli 46milione leke
Arsimi 37 milione leke
Kryegjyshata Boterore Bektashiane 7.2 milione leke
Investime 10 milione leke
Totali- 100 milione leke