Ekstradohet nga Gjermania i kerkuari
TIRANE - Ekstradohet nga Gjermania, i kerkuari per dy plagosje me arme zjarri ne qytetin e Durresit. Pas nje bashkepunimi te bluve te Durresit me Interpol Tirana atij gjerman, ka perfunduar ne pranga 26-vjecari Denis Shtraza. Sipas policise per te ishte dhene masa e sigurise arrest me burg, per veprat penale te plagosjes se rende me dashje kryer ne bashkepunim si dhe vrasje me dashje e mbetur ne tentative. Ngjarja per te cilen akuzohet Shtraza, ka ndodhur nje vit me pare, kur ai ne bashkepunim me shtetasin Fatjon Vrioni, pas nje konflikti mes tyre, kane plagosur me dashje shtetasin Llazar Zoto. Tre muaj pas ngjarjes, nderkohe qe Shtraza ishte shpallur ne kerkim ka ndodhur edhe nje plagosje me arme zjarri. "Ne Plazh Durres pas nje konflikti per motive te dobeta ka qelluar me pistolete Hektor Kollcaku, duke i shkaktuar demtime te renda"- thane burimet policore, duke saktesuar se ngjarja ndodhi ne nje disko. Ka qene Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, qe me vendimin te dates 1 dhjetor 2008, ka dhene masen e sigurise "arrest me burg", ndaj Shtrazas, per akuzat e, "plagosjes se rende me dashje" kryer ne bashkepunim, "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". A. Cena