Vrasja e Tahirit, dorezohet Avdillari
Artan Cena
TIRANE - I kerkuar per vrasjen e Ardian Tahirit, policia e kryeqytetit ka mundur te veje ne pranga diten e djeshme, Fatmir Avdillarin, i njohur ndryshe dhe si Xubi. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se, i dyshuari eshte vene ne pranga rreth ores 15:30 te dites se djeshme, gjate operacionit te koduar "Zalta". Ka qene vete Avdillari i cili ka shkuar ne polici, duke u vetedorezuar. Policia kishte bere negociata me familjaret e Avdillarit me qellim qe ai te dorezohej vete. E dita e djeshme ka qene vendimtarja. Pak pas mesdites, 35-vjecari nga Selita, Tirane ka shkuar vete dhe ka pranuar vrasjen, duke deklaruar se krimin e kishte bere per hakmarrje. Ai dyshonte se, Tahiri i kishte vrare te vellane ne Greqi, ne daten 12 janar te vitit 2008. E keshtu pak pas daljes nga burgu, (Avdillari kishte dale ne janar) ka marre hakun e vellait, duke qelluar per vdekje personin tek i cili dyshonte.
Gjate dites se djeshme, policia e kryeqytetit tha se, ne kuader te operacionit te koduar "Zalta", u mundesua gjetja dhe kapja e autorit te dyshuar te vrasjes, se ndodhur disa dite me pare, ku u vra me arme zjarri 37-vjecari Ardian Tahiri. Arrestimi i tij eshte bere rreth ores 15:30 te dites se djeshme, nga specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit. Ishin keta te fundit qe bene kapjen dhe me pas arrestimin e autorit te dyshuar te vrasjes, se ndodhur vetem pak dite me pare ne rrugen "Irfan Tomini" ne Tirane. E policia tha se, autor i dyshuar i kesaj vrasje me arme, nje pistolete "TT", eshte Fatmir Avdillari, 35 vjec, i njohur me pseudonimin Xubi, me banim ne kryeqytet. Vrasja e Ardian Tahirit, 37 vjec, ka ndodhur per motive te hakmarrjes, tha policia.
Kjo pasi autori dyshonte se viktima i kishte vrare te vellane e tij, Fiqiri Avdillari, ne 12 janar te vitit 2008. Avdillari eshte ekzekutuar ne Greqi, teksa Fatmir Avdillari ndodhej ne burg. Fiqiri Avdillari, pasi eshte ekzekutuar me arme zjarri, trupi i tij eshte djegur. Sapo ka dale, Fatmiri ka filluar te mbledhe informacion per vrasjen e vellait dhe ka ngritur dyshimet se ai ishte ekzekutuar nga Ardian Tahiri. Sapo e ka gjetur kete te fundit ka vendosur ta vrase per hakmarrje, duke marre parasysh edhe faktin se mund te arrestohej nga policia. Megjithate, burimet policore shpjegojne se nuk ka fakte se Tahiri ka qene vrasesi i vellait te Avdillarit, i cili ne vitet '90 njihej si person shume problematik.
Vendqendrimi i Avdillarit mesohet te kete qene ne nje banese ne Yzberisht, ku dhe policia ka bere negociatat me familjaret e tij. Vetem tre dite pas ngjarjes se rende te ndodhur ne vendin e quajtur "Pallati me Shigjeta", ne Tirane, Avdillari vendosi qe te vetedorezohej duke pranuar dhe krimin e duke treguar dhe shkaqet qe e kane cuar ate, te beje vrasjen. Avdillari eshte nen akuze dhe per plagosjen e Roland Cakes.
Vrasja e Tahirit ne lokal
TIRANE - Ka qene ore 23:00 te mbremjes se shtune, kur forcat policore te Komisariatit numer 2 dhe specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit moren njoftim se ne hyrje te zones se Selites, kishte ndodhur nje plagosje e dyfishte. Te mberritur ne vendin e ngjarjes, agjentet transportuan per ne spital te demtuarin Ardian Tahiri, emigrant i sapo kthyer nga shteti grek dhe Roland Caken, e nisen keqyrjet dhe hetimet ne vendin e ngjarjes. Nga te dhenat paraprake te mbledhura ne zonen ku ndodhi plagosja rezultoi se Tahiri ishte qelluar me nje plumb ne koke, ndersa Caka ne pjesen e gjoksit.