"Poli i Lirise", marreveshje me te perndjekurit
Disa shoqata te ish te perndjekurve politike u bashkuan diten e djeshme me levizjen e re politike "Poli i Lirise", e cila perbehet nga PDK dhe LZHK. Sipas deklarates te kesaj levizjeje, mbeshtetja e ish te denuarve politike, per "Polin e Lirise" vjen ne nje moment shume te rendesishem, vjen ne nje moment, kur fushata zgjedhore ka nisur dhe konkurrimi perballe dy partive te vjetra politike, Partise Demokratike dhe asaj Socialiste eshte bere evident per t'i zhvendosur nga skena politike. Sipas deklarates, "Poli i Lirise" eshte nje levizje e cila u krijua pikerisht per te sfiduar edhe dy partite e vjetra politike, duke u bere e vetmja strehe reale per partite e djathta dhe te qendres se djathte. "Poli i Lirise" shtepia e perbashket politike per partite e djathta, te qendres se djathte dhe te qendres, per ish- te denuarit politike, ish pronaret, per reformatoret, intelektualet dhe individet e moderuar qe jane te shqetesuar per te ardhmen e vendit", theksohet ne deklaraten e drejtuesve te kesaj levizje. Sipas drejtuesve te kesaj levizjeje, qellimi i "Polit te Lirise" eshte perfaqesimi dinjitoz ne Kuvend i te djathtes se vertete shqiptare.
Shoqatat qe ju bashkengjiten "Polit te Lirise"
1. "Shoqata e te Perndjekurve Politike te Shqiperise" me kryetar z. Kurt Kola,
2. Shoqata e Debim-Internimeve te Shqiperise, me kryetar z. Abdurrahman Cekici;
3. Shoqata e Trashegimtareve te te Pushkatuarve Politike te Shqiperise, me Kryetar Z. Gjoc Gjoci;
4. Shoqata "Familja dhe Media", kryetare Kozeta Zavalani.