Mbeshtetje qeverise per periudhen 2012-2016
Komiteti i Modernizimit te Qeverise percaktoi pak dite me pare fushat e mbeshtetjes se Organizates se Kombeve te Bashkuara per programin e ri te vendit. Komiteti i Modernizimit te Qeverise KMQ autoriteti me i larte i politikave koordinimit dhe vendim-marrjes se Qeverise ka diskutuar me Agjencite e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi per drejtimin strategjik dhe fushat e mbeshtetjes se OKB-se per periudhen 2012-2016. Gjate procesit te konsultimit per formulimin e programit te ardhshem te bashkepunimit OKB - Qeveria e Shqiperise 2012 - 2016 i cili do te aprovohet nga qeveria ne 2011-n anetaret e KMQ-se mirepriten vendimin e OKB-se per te vijuar me pergatitjen e Nje Dokumenti per tu nenshkruar me qeverine e Shqiperise duke zevendesuar marreveshje specifike midis agjencive te ndryshme te OKB-se. Ne prezantimin e saj Koordinatorja e Perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi znj. Touimi-Benjelloun paraqiti fushat e mbeshtetjes se OKB-se dhe rezultatet e pritshme per Programin 2012-2016 si produkt i konsultimeve te gjera me nje numer te madh partneresh kombetare e nderkombetare duke perfshire anetaret e KMQ-se. Fushat e propozuara per mbeshtetjen e OKB-se perfshijne qeverisje/ modernizim te administrates publike ekonomi dhe mjedis zhvillim rajonal dhe vendor si dhe politika sociale gjitheperfshirese. Sipas perfaqesuesit te qeverise ministrit Pollo Programi ka kontribuar dhe ka mbeshtetur perpjekjet e Qeverise ne pergjigje te kerkesave per anetaresim ne BE duke reflektuar faktin se ne jemi i vetmi vend pilot ne procesin e integrimit evropian. Ne vleresojme vizionin e ri dhe ndryshimet e konsiderueshme qe solli Programi Nje OKB nepermjet qasjes se Te Katerve Nje Drejtues Nje Program Nje Buxhet dhe Nje Ze. Keto kane kontribuar ne permiresimin e metejshem te planifikimit strategjik dhe koordinimit te ndihmes se huaj ne perputhje me Deklaraten e Parisit dhe Programin per Veprim te Acras u shpreh Pollo.